By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë
Lajme

E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë

Momenti
Published: August 18, 2026

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, përkatësisht Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit me inicialet A.S., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Sipas aktakuzës, ngjarja ka ndodhur më 27 maj 2026, në rrugën “Adem Voca” në Mitrovicë, në banesën e viktimës E.I.

Your browser does not support the video tag.

Prokuroria pretendon se A.S. ka shkuar në banesën e viktimës, ku në atë moment ndodheshin edhe i dëmtuari S.I., dëshmitari I.M. dhe vajza e tij e mitur, gjashtëvjeçare.

Sipas aktakuzës, pasi viktima i ka hapur derën, i pandehuri i ka folur, e ka përqafuar dhe i ka uruar festën e Kurban Bajramit. Më pas, pasi ka hyrë në kuzhinë, dyshohet se ka nxjerrë një thikë dhe e ka goditur viktimën në pjesën e përparme të qafës, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima, sipas Prokurorisë, ka ndërruar jetë para se të arrinte të dërgohej në spital.

Pas kësaj, sipas aktakuzës, A.S. është drejtuar edhe ndaj të dëmtuarit S.I., me qëllim që ta godiste në fyt. I dëmtuari ka arritur t’i shmanget goditjes, ndërsa i pandehuri dyshohet se e ka goditur në fytyrë, përkatësisht në hundë dhe buzë, duke i shkaktuar lëndime të lehta trupore me pasoja të përkohshme për shëndetin.

Me rastin e ngritjes së aktakuzës, Prokuroria Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar gjykatës që A.S. ta shpallë fajtor për veprat penale për të cilat akuzohet dhe t’i shqiptojë dënimin e paraparë me ligj.

The post E uroj për Kurban Bajram pastaj e  goditi në qafë me thikë – ngritet aktakuzë për vrasjen e rëndë në Mitrovicë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton
Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
Çitaku: LVV synon ta thellojë krizën politike e institucionale, Kurti e ka rrugën e hapur, por s’po lëviz
Tahiri përmend 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve që Kurti e do: Do jetë humbja më e madhe e tij, ai mendon se do gjunjëzohemi

LEXO GJITHASHTU

Bastisje në Prilep, gjendet drogë – ndalohet një person
Bastisje në Prilep, gjendet drogë – ndalohet një person
TOP Momenti
Çitaku: Qëllimi i LVV-së është ta thellojë krizën
Çitaku: Qëllimi i LVV-së është ta thellojë krizën
TOP Momenti
Tahiri: E paqartë pse LVV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve
Tahiri: E paqartë pse LVV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve
TOP Momenti
Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
TOP Momenti
PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”
PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”
TOP Momenti

You Might Also Like

Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë – aludon që PDK s’do të jetë në Kuvend për Presidentin
Lajme

Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë – aludon që PDK s’do të jetë në Kuvend për Presidentin

August 18, 2026
Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës
Lajme

Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

August 18, 2026
Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

August 18, 2026
Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
Lajme

Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?