By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja
TOP Momenti

Haxhiu pas takimit me 11 liderët: Duhet marrëveshje për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

Momenti
Published: August 18, 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka thënë se pas takimit me liderët e 11 subjekteve politike është diskutuar mundësia për tejkalimin e ngërçit institucional dhe arritjen e një marrëveshjeje për zgjedhjen e presidentit.

Haxhiu tha se qëllimi i takimit ishte që partitë të gjejnë një rrugë të përbashkët përpara, duke paralajmëruar se konstituimi i Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin mund të çojë në përsëritjen e krizave të mëparshme.

“Sapo përfundova takimin me liderët e subjekteve politike të cilët iu përgjigjen pozitivisht ftesës sime për takim, ishin 11 liderë të partive politike të cilët përfaqësohen edhe në Kuvendin e Kosovës, qëllimi i këtij takimi ishte që në rrethanat në të cilat jemi të shohim që a kemi ndonjë rrugë që të ecim bashkë përpara në mënyrë që të shmangim ngërçin institucional, në qoftëse hymë në konstituimin e Kuvendit pa një marrëveshje për presidentin mund të përsëritet kriza e vitit të kaluar dhe po ashtu e këtij viti. E dimë ku na dërgon mungesa e dialogut apo refuzimi i takimeve”, deklaroi Haxhiu në konferencë për media.

Your browser does not support the video tag.

Ajo theksoi se nuk pret që partitë politike të pajtohen për gjithçka, por kërkoi që të jenë të gatshme të diskutojnë për funksionimin e shtetit.

Haxhiu propozoi që diskutimet të nisin konkretisht edhe për emrat e mundshëm për president, duke kërkuar një kandidat konsensual dhe që nuk i përket një partie politike.

Sipas Haxhiut, gjatë takimit është përmendur edhe qëndrimi i LVV-së se presidenti duhet të jetë nga kjo parti.

Ajo paralajmëroi se zgjedhjet e reja nuk garantojnë domosdoshmërish zgjidhjen e krizës politike.

“Duhet të kontribuojmë maksimalisht për çështjen e marrëveshjes për president dhe patjetër duhet të shmangen zgjedhjet e parakohshme, unë nuk pres që partitë politike të pajtohen për gjithçka, pres që të jenë të gatshme të flasin për funksionimin e shtetit. Nëse nuk mund të merremi vesh sot, nuk kemi asnjë garanci që një palë e zgjedhjeve të reja do të na bëjnë që të merremi vesh nesër. Le të fillojmë të flasim me emra të përveçshëm për një kandidat konsensual, për një kandidat që nuk është në njërën parti politike. Kryetari i VV-së e përmendi që duan që presidenti të jetë nga partia e VV-së”, u shpreh ajo./teve1.info/

source

You Might Also Like

Bastisje në Prilep, gjendet drogë – ndalohet një person
Çitaku: Qëllimi i LVV-së është ta thellojë krizën
Tahiri: E paqartë pse LVV-ja po kërkon kohë për konstituimin e institucioneve
Publikohen çmimet e derivateve për ditën e sotme
PDK e Aleanca kritikojnë LVV-në për zvarritjen e konstituimit, përmendet 27 dhjetori si “datë e zgjedhjeve”

LEXO GJITHASHTU

Kurti e Abdixhiku po u rikthehen takimeve pasi LDK-ja u tërhoq nga bisedimet për bashkëqeverisje me LVV-në
Kurti e Abdixhiku po u rikthehen takimeve pasi LDK-ja u tërhoq nga bisedimet për bashkëqeverisje me LVV-në
Lajme
I tha ChatGPT-së se do të vriste ish-të dashurën, OpenAI njoftoi FBI
I tha ChatGPT-së se do të vriste ish-të dashurën, OpenAI njoftoi FBI
Lajme
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, publikohen pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës (VIDEO)
Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, publikohen pamjet e arrestimit të Sokrat Vatës (VIDEO)
Lajme
Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Irani rendit kërkesat kryesore për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit
Lajme
‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton
‘‘S’është normale shkelja e vetëdijshme e Kushtetutës’’, Çitaku: Demokracia s’matet vetëm me votën që e fiton
Lajme

You Might Also Like

A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?
TOP Momenti

A e dini se kush ka filluar udhëtimin e parë nga anija me avull?

August 18, 2026
“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë
TOP Momenti

“Albin Kurti ndaleni bllokadën”, PDK-ja vazhdon protestën para Qeverisë

August 18, 2026
Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë
TOP Momenti

Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë

August 18, 2026
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
TOP Momenti

Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?