Kandidati i AAK-së për deputet, Besnik Tahiri, ka thënë se më 2021 populli e kishte ndarë mendjen që ta votojë Kuritn.
Ai tha në “Pressing” të T7, se tash gjendja dallon substancialisht që nga atëherë.
Tahiri tha se i ka thënë Kurtit qeveris sepse ke 66 deputetë, por ai thotë se Kurti i donte 3 poste që mos të ketë demokraci.
“2021 badihava ke shku me i fol dikujt për koncept, njerëzit e kanë pasur të ndarë mendjen. Albin Kurti t’i kishte mbushur 2 autobusa e të hynte zgjedhje me Vjosa Osmanin 50% i kish votu”.
“Tash dallon substancialisht, për shkak se janë dy gjetje të pakontestueshme, është e pakontestueshme që ky formacion me 66 deputetë e ka të drejtën me qeverisë dhe me bë punë për Kosovën, por nuk i ka pasur 80 vota me zgjedh Presidentin”, ka thënë ai. /Gazeta Express
The post Tahiri: I kam thënë Kurtit qeveris i ki 66 deputetë, 21 ministri, gjithçka të shtetit, i deshti tri poste që të mos ketë demokraci appeared first on Gazeta Express.

