By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sveçla: Neni 31 për shtetësinë ekziston që nga viti 2008, nuk është dispozitë e re
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sveçla: Neni 31 për shtetësinë ekziston që nga viti 2008, nuk është dispozitë e re
TOP Momenti

Sveçla: Neni 31 për shtetësinë ekziston që nga viti 2008, nuk është dispozitë e re

Momenti
Published: June 2, 2026

Në një konferencë për media, ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe zyrtarë të MPB-së kanë reaguar ndaj debatit të ditëve të fundit lidhur me Ligjin për Shtetësinë e Kosovës, duke theksuar se neni 31 i ligjit nuk paraqet një dispozitë të re, por është i bazuar në Kushtetutën e Kosovës dhe në Pakon e Ahtisaarit.

Sveçla tha se e drejta për shtetësi për qytetarët e ish-Republikës Federative të Jugosllavisë që kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar 1998 dhe pasardhësit e tyre të drejtpërdrejtë “buron nga Pakoja e Ahtisaarit” dhe se e njëjta dispozitë është pjesë e Kushtetutës që nga viti 2008.

Your browser does not support the video tag.

“Nuk është dispozitë e re, ky nen është pjesë e dispozitave themelore të Kushtetutës, përkatësisht e nenit 155 që derivon nga Pakoja e Ahtisaarit. Kjo e drejtë nuk është krijuar apo njohur nga kjo qeveri dhe nuk është futur për herë të parë me ligjin e ri, ashtu siç eksponentët e opozitës po e proklamojnë”, tha ai.

Ai tha se kjo dispozitë ka qenë pjesë e pandryshuar e legjislacionit për shtetësi që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës.

“Kjo e drejtë, e cila parasheh se Republika e Kosovës ua njeh të drejtën e shtetësisë së Republikës së Kosovës, pavarësisht nga vendbanimi i tyre i tanishëm dhe shtetësia që posedojnë, të gjithë qytetarëve që ishin Republikës Federative të Jugosllavisë, të cilët kanë qenë banorë të përhershëm të Kosovës më 1 janar vitit 1998, si dhe pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë buron nga propozimi gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës i njohur si Pakoja e Ahtisaarit, të cilën, siç të gjithë e dini, ne e kemi kundërshtuar në mënyrë fundamentale. E njëjta është përfshirë në Kushtetutën e Kosovës dhe ka qenë pjesë e pandryshuar e legjislacionit tonë për shtetësi që nga viti 2008”, theksoi ai.

Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: Akuzat bien mbi vetë opozitën

Sveçla kritikoi opozitën për kundërshtimet e saj ndaj ligjit, duke rikujtuar se ndryshimet kushtetuese të vitit 2012 ishin miratuar nga partitë që sot janë në opozitë.

“Në vitin 2012, në vend që kjo dispozitë të hiqej nga Kushtetuta, opozita e tanishme që ishte në pushtet në atë kohë vendosi që përmes ndryshimeve kushtetuese ta bartë këtë dispozitë te dispozitat themelore të Kushtetutës me qëllim që ta bëjë pjesë të përhershme të rendit kushtetues”, tha ai.

Sipas Sveçlës, deklarimet se qytetarët po presin në radhë para Ministrisë së Punëve të Brendshme për aplikim për shtetësi tregojnë mungesë njohjeje të legjislacionit.

“Deklarimet e opozitës në media se para ndërtesës së MPB-së janë bërë radhë të gjata për aplikim për shtetësi tregojnë se ata jo vetëm që nuk e njihnin ligjin, por nuk ishin të vetëdijshëm as për veprimet që kishin ndërmarrë”, deklaroi ai.

Në të njëjtën konferencë, drejtori i Departamentit Ligjor në MPB, Qëndrim Bytyqi, tha se formulimi i nenit 31 në ligjin e ri është identik me nenin 155 të Kushtetutës.

“Ky është neni i njëjtë që është në të katër aktet. Aktualisht është neni 31, në ligjin paraprak ka qenë neni 32”, tha Bytyqi.

Ai sqaroi se ligji i ri nuk ua jep automatikisht shtetësinë personave të përfshirë në këtë kategori, por ua njeh të drejtën për ta fituar atë sipas kritereve ligjore.

“Ligji ua njeh të drejtën e shtetësisë, por që duhet të plotësohen kriteret”, theksoi Bytyqi.

Sipas tij, ligjet e viteve 2008 dhe 2013 përdornin formulimin “konsiderohen shtetas të Republikës së Kosovës”, ndërsa ligji i ri është harmonizuar me tekstin kushtetues.

“Ligji i vitit 2026 që tash ka hyrë në fuqi ka formulimin e njëjtë sikur në Kushtetutë, që do të thotë se ua njeh të drejtën e shtetësisë, por duhet të plotësohen kriteret përkatëse”, deklaroi Bytyqi.

Zyrtarët e MPB-së insistuan se ndryshimet e fundit nuk krijojnë kategori të reja përfituesish dhe se dispozitat aktuale vetëm harmonizojnë ligjin me formulimin kushtetues ekzistues. /Telegrafi/

You Might Also Like

Abdixhiku para takimit me Kurtin: LDK s’nënshtrohet, Kuvendi të konstituohet sot
Kryeziu: Nëse Kuvendi nuk konstituohet sot, nuk ka sanksione kushtetuese, por ngërçi mund të zgjasë pafund
Gjykata Kushtetuese në RMV për herë të parë kallëzon një gjyqtar
Vazhdojnë takimet Kurt-Abdixhiku
Mulliqi për raportet Kosovë–SHBA: Duhet të përshtatemi me çdo administratë amerikane

LEXO GJITHASHTU

Mustafa për Express: S’ka arsye që të lidhet Presidenti me konstituimin, Kurti po iu bën presion opozitës sipas kuteve të tij
Lajme
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Kadrijaj: Kurti i fton partitë politike për të diskutuar për zgjidhje, por në fakt po e imponon agjendën e vet dhe kushtet e veta
Lajme
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Ymeri: Nëse nuk thirret sot seanca, takimi i radhës është sheshi
Lajme
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Çfarë mesazhi po çon Kurti para bisedave me Abdixhikun: Takimet me LDK’në nuk janë lajm
Lajme
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Abdixhiku niset për takim me Kurtin: Kuvendi duhet të konstituohet sot, nëse vonesa po bëhet si taktikë, LDK s’nënshtrohet
Lajme

You Might Also Like

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër

August 7, 2026
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti

​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot

August 7, 2026
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti

Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup

August 7, 2026
Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës
TOP Momenti

Automjeti dëmtohet nga një plumb qorr në rajonin e Tetovës

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?