Prokuroria Themelore Publike Shkup ka lëshuar Urdhër për të zhvilluar procedurë hetimore kundër një personi për të cilin ekziston dyshim i arsyeshëm se ka kryer vepër penale – “Dhunë” sipas nenit 386, paragrafi 6, në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
“Sipas provave të siguruara deri më sot, më 16 shtator, në një ordinancë private afër poliklinikës “Bukuresht”, i dyshuari ka kryer dhunë të rëndë ndaj një gjinekologu që ndodhej në vendin e tij të punës. Ai është kërcënuar dhe sulmuar fizikisht me goditje të shumta, dhe ka shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike midis personave tjerë të pranishëm në ordinancë”.
“Prokurori publik i ka paraqitur propozim gjyqtarit të procedurës paraprake për përcaktimin e disa masave paraprake me qëllim sigurimin e të dyshuarit dhe ndalimin e tij për t’iu afruar palës së dëmtuar dhe ordinancës”, thonë nga Prokuroria.

