By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
TOP Momenti

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale

Momenti
Published: September 23, 2026

Me leximin e 231 provave materiale vazhdoi gjykimi në rastin “Lotaria Shtetërore” në Gjykatën Penale të Shkupit, ku në mesin e të akuzuarve janë ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi dhe ish-drejtori i “Lotarisë”, Përparim Bajrami. Para gjykatëses Biljana Shuplinovska-Jovevski, Prokuroria paraqiti dokumentacion të gjerë në lidhje me themelimin e sipërmarrjes së përbashkët me një partner të huaj, vendimet qeveritare, si dhe transaksionet financiare në lidhje me prokurimin e aparateve të videolotarisë (VLT).

Prokuroria paraqiti gjithashtu marrëveshjet për investim të përbashkët dhe themelimin e “Video Lotarisë Shtetërore të Republikës së Maqedonisë – Casinos Austria” nga viti 2013, si dhe një njoftim nga partneri i huaj drejtuar Qeverisë nga viti 2022 për mosrespektim të sigurisë ligjore.
“Në aktakuzë u thirrëm në më shumë dëshmi materiale dhe sot u paraqiten një numër i madh i fakteve siç janë dokumentet financiare, çmimet nga ekspertët ekonomik që në dëshmitë kryesore ku bazohet aktakuza janë paraqitur në dispozitivin dhe më tej detajisht do të analizohen nga Prokuroria”, tha Aleksandar Davçevski, prokuror publik.
Në sallën e gjyqit u prezantuan edhe programi i punës së “Lotaria Shtetërore” për vitin 2023, një kontratë pune dhe një mendim i përgatitur nga një vlerësues i autorizuar mbi vlerën dhe rentabilitetin e investimit në terminalet e video lotarisë, si dhe informacioni i paraqitur Sekretariatit të Përgjithshëm të Qeverisë mbi nevojën për të organizuar në mënyrë të pavarur lojëra elektronike të fatit me një analizë të tregut.
Prokuroria iu referua edhe provave që dolën nga seanca e 158-të qeveritare e mbajtur më 6 qershor 2023, shënimet stenografike, procesverbalet, përfundimet qeveritare dhe vendimi për miratimin e funksionimit të Bordit Drejtues të Lotarisë, si dhe mendimi i Ministrisë së Financave.
Si prova materiale u paraqitën urdhër-pagesat, deklarata bankare, karta analitike për operatorët ekonomikë “Eurogames Technology”, “Sinot” dhe “Shpedicija MKD”, si dhe dhjetëra formularë për realizimin e faturave, dëftesave dhe fletë-dërgesave për pajisjet e blera. Megjithatë, për avokatin mbrojtës të akuzuarit Bojan Janev, avokatin Jordan Apostolski, aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore, dhe provat e paraqitura tregojnë se anëtarët e Bordit Mbikëqyrës vepruan sipas udhëzimeve dhe me pëlqimin paraprak nga Qeveria, duke mbrojtur interesin shtetëror.
“Pjesa e parë e provave të paraqitura forcon tezën tonë se aktakuza është e dobët, e paqartë dhe kontradiktore. Nga vetë provat që kemi parë sot, del se të pandehurit jo vetëm që nuk i kanë kryer veprimet që u ngarkohen, por përkundrazi, ata kanë vepruar sipas udhëzimeve të Qeverisë, me pëlqimin paraprak të Qeverisë dhe kanë mbrojtur vetëm interesin shtetëror që ishte brenda juridiksionit të tyre si anëtarë të Bordit Mbikëqyrës”, tha Jordan Apostollski, avokat i të akuzuarit Bojan Janev .
Përveç ish-zëvendëskryeministrit Grubi dhe ish-drejtorit të Lotarisë Bajrami, në këtë çështje gjyqësore janë të akuzuar edhe Metodija Dimovski, Skender Mehmeti, Bojan Janev, Fatmir Ramadanovski, Aleksandar Dimitrioski dhe Bashkim Avdiu. Ata akuzohen për tejkalim të autorizimeve zyrtare dhe për shkaktim të dëmit ndaj “Lotarisë Shtetërore” në shumën prej 9.7 milionë euro, duke bërë furnizime të jashtëligjshme të aparateve të bixhozit, të cilat asnjëherë nuk u përdorën për lojërat elektronike të fatit./TV21/

You Might Also Like

Berisha me akuza ndaj Ramës: E përdori Vlora Hysenin për të rrëzuar Qeverinë e Kosovës
Klekovski: Ka përfunduar inpsektimi i jashtëzakonshëm në spitalet në Ohër, Strugë dhe Gjinekologji të Shkupit
Kushtetuesja vendos për ankesat e PDK-së: Kuvendi u konstituua, formimi i Qeverisë s’është antikushtetues
Bastisje në Koçan, gjendet drogë – ndalohen tre persona
Prishtina në sytë e gazetarit irlandez – mes ndeshjes së futbollit dhe protestave për lirinë e çlirimtarëve

LEXO GJITHASHTU

Italia rikthen energjinë bërthamore, Senati miraton përfundimisht ligjin për centralet nukleare
Italia rikthen energjinë bërthamore, Senati miraton përfundimisht ligjin për centralet nukleare
Lajme
Si po e paguan bota çmimin e rrugëve të bllokuara të naftës saudite
Si po e paguan bota çmimin e rrugëve të bllokuara të naftës saudite
Lajme
Cakolli: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin për zgjedhje?
Cakolli: Nëse nuk zgjidhet Presidenti, kush do ta caktojë 8 ose 15 nëntorin për zgjedhje?
TOP Momenti
Rutte dhe Ambasadori amerikan në NATO vizitojnë Shtabin e Gardës Kombëtare në Iowa, i falënderojnë trupat për shërbimin në Kosovë
Rutte dhe Ambasadori amerikan në NATO vizitojnë Shtabin e Gardës Kombëtare në Iowa, i falënderojnë trupat për shërbimin në Kosovë
Lajme
Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
Lajme

You Might Also Like

Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi
TOP Momenti

Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi

September 23, 2026
PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
TOP Momenti

PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara

September 23, 2026
Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve
TOP Momenti

Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve

September 23, 2026
​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë
TOP Momenti

​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?