By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales
TOP Momenti

​Ish-diplomatët: Kosova duhet ta shfrytëzojë OKB-në për të adresuar çështjen e Speciales

Momenti
Published: September 23, 2026

Pjesëmarrja e Kosovës në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Nju Jork duhet të shfrytëzohet edhe për adresimin e çështjes së dënimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale, vlerësojnë ish-diplomatët.

Ish-diplomatja Alma Lama ka thënë se takimet e zhvilluara nga kryeministri Albin Kurti në Nju Jork janë të rëndësishme, por, sipas saj, për çështjen e Gjykatës Speciale duhet të ketë kontakte në nivele më të larta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar një sërë takimesh bilaterale në Nju Jork. Ai është takuar me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq, përfaqësuesen e lartë të BE-së, Kaja Kallas, si dhe me senatorë dhe kongresistë amerikanë.

Sipas njoftimeve të Qeverisë, Kurti në këto takime ka shprehur shqetësimin për dënimet e rënda dhe, siç i ka cilësuar ai, të padrejta ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së në aktgjykimin e shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, pas një procesi që, sipas tij, nuk ka qenë transparent në tërësinë e tij.

“Është mirë që zoti Kurti e ka kuptuar se është e rëndësishme diplomacia, por, nga ana tjetër, kam përshtypjen që edhe ai, ashtu sikurse qeveritë paraardhëse, më shumë i zhvillon takimet për t’u dukur në sytë e publikut në Kosovë, sesa për të vazhduar punën dhe bashkëpunimin me shtetet dhe përfaqësuesit e shteteve me të cilat takohet. Tani, sa i përket Gjykatës Speciale, mendoj se adresa do të duhej të ishte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në takim me përfaqësuesit e shtetit amerikan, gjë që deri tani nuk e kemi parë. Kemi parë takime me disa kongresistë, që është mirë, por jo me përfaqësuesit zyrtarë të shtetit, në kuptimin e qeverisë dhe administratës, sepse kongresistët janë të rëndësishëm, por kanë pozita të ndryshme. Ndërsa adresa tjetër do të duhej të ishte Bashkimi Evropian, sepse Gjykata Speciale është themeluar nën ombrellën e Bashkimit Evropian. Tani, nuk ka shumë për t’u bërë, për hir të së vërtetës, sepse do të jetë shkalla e dytë e apelit dhe nuk do të mund të devijohet ky proces. Mendoj se Qeveria e Kosovës do të duhej ta ndihmonte procesin këtu brenda, duke ndihmuar në financimin e avokatëve më të mirë, në mënyrë që të ketë një vendim tjetër që do t’i shkonte më për shtat Republikës së Kosovës”, deklaron Lama.

Ndërkohë, ish-diplomati Albert Prenkaj ka kërkuar që çështja e dënimit të ish-krerëve të UÇK-së të trajtohet përmes një angazhimi të vazhdueshëm diplomatik.

Prenkaj ka thënë se delegacioni i Kosovës në Nju Jork duhet ta ketë adresuar këtë çështje në takimet me përfaqësuesit e shteteve, por ka shprehur dyshime nëse një gjë e tillë është bërë në mënyrë të mjaftueshme.

Sipas tij, Kosova duhet ta mbajë të hapur këtë çështje dhe të përdorë rrjetin diplomatik për të përcjellë mesazhin e saj në qendrat kryesore ndërkombëtare.

“Ky institucion gjyqësor, të cilin e ka formuar Kuvendi i Kosovës, është bërë në koordinim me komunitetin ndërkombëtar dhe besoj se bashkë me ta ky trup gjyqësor duhet të marrë një formë të qartë dhe të bëjë lidhjen juridike me Kosovën. Nuk duhet të shndërrohet në një ishull të paprekshëm, i cili është predispozuar ta dëmtojë Kosovën…Unë shpresoj që ky delegacion i Kosovës, i cili gjendet në Nju Jork këto ditë, e ka përmendur këtë çështje dhe ka kërkuar që ajo të adresohet në mënyrë të duhur. Por dyshoj në këtë, meqenëse… Kjo është në mënyrë informative ajo që zakonisht krerët e shtetit e bëjnë me krerët e tjerë të shteteve.Por unë mendoj, prandaj edhe e shpreha dyshimin, se duhet të bëhet edhe më tutje. Të lihet dera e hapur dhe në këtë drejtim të bashkëpunohet në vazhdimësi. Ne e kemi rrjetin diplomatik në qendrat e ndryshme dhe të rëndësishme botërore, i cili duhet të shfrytëzohet për të përcjellë mesazhin e Kosovës. Mesazhin e qytetarëve të pakënaqur, të cilët qëndrojnë në rrugë dhe presin që kasta politike ta adresojë këtë çështje”, thotë ai.

Gjykata Speciale më 16 shtator dënoi me gjithsej 81 vjet burg ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, për, siç është thënë, krime lufte.

You Might Also Like

Vazhdon gjykimi për “Lotarinë Shtetërore”, Prokuroria paraqiti 231 prova materiale
Sulmoi gjinekologun në Shkup, Prokuroria nis hetim ndaj një personi
PDK pas vendimit të Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe ta votojë Projektligjin për Dhomat e Specializuara
Gruda kërkon veprim brenda 13 ditësh: Presidenti, Specialja dhe shmangia e zgjedhjeve
​I gjetën çantën dhe arrestuan të dyshuarin, gjermania falënderon policët në Tiranë

LEXO GJITHASHTU

Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
Ish-gjyqtari Shala: Deklaratën qysh e ka thanë Kurti në Kuvend për Behajdin Allaqin e tha edhe gjyqtari i Hagës
Lajme
Beteja e Thaçit dhe të tjerëve në Apelin e Hagës, ku duhet të fokusohet mbrojtja sipas ish-gjyqtarit kosovar
Beteja e Thaçit dhe të tjerëve në Apelin e Hagës, ku duhet të fokusohet mbrojtja sipas ish-gjyqtarit kosovar
Lajme
PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë ndryshimet për Specialen
PDK mirëpret vendimin e Kushtetueses: Kuvendi të mblidhet dhe të votojë ndryshimet për Specialen
Lajme
Zvicra synon të shtrëngojë rregullat për blerjen e pronave nga të huajt
Zvicra synon të shtrëngojë rregullat për blerjen e pronave nga të huajt
Lajme
Zjarr i madh mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat (VIDEO)
Zjarr i madh mbi Spitalin e Vlorës, rrezikohen banesat (VIDEO)
Lajme

You Might Also Like

Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje
TOP Momenti

Gjini: Kushtetuesja konstatoi se afatet u konsumuan, Kosova shkon në zgjedhje

September 23, 2026
Kasami: Nuk jemi për zgjedhje të parakohshme, por nëse ka – VLEN do të fitojë
TOP Momenti

Kasami: Nuk jemi për zgjedhje të parakohshme, por nëse ka – VLEN do të fitojë

September 23, 2026
Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor
TOP Momenti

Deda: Kushtetuesja e prishi matematikën e zgjedhjeve për 27 dhjetor

September 23, 2026
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e “Të Majtës” për fushatën zgjedhore
TOP Momenti

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë iniciativën e “Të Majtës” për fushatën zgjedhore

September 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?