Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA – të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Të martën, më 3 nëntor, Shtetet e Bashkuara mbajnë zgjedhjet e mesmandatit, të cilat pritet të jenë ndër më të ngushtat dhe më të rëndësishmet e viteve të fundit.

Sponsor 3M Express

Në këto zgjedhje, amerikanët nuk votojnë për presidentin, por për përbërjen e Kongresit amerikan.

Në garë janë të 435 vendet në Dhomën e Përfaqësuesve dhe 35 nga 100 vendet në Senat.

Demokratët synojnë të marrin kontrollin e të dyja dhomave të Kongresit nga republikanët e presidentit Donald Trump, të cilët aktualisht kanë një shumicë të ngushtë.

Rezultati i zgjedhjeve konsiderohet gjithashtu një vlerësim për punën e presidentit dhe administratës së tij.

Zakonisht, partia në pushtet përballet me humbje në zgjedhjet e mesmandatit, sidomos kur qytetarët shprehin pakënaqësi ndaj qeverisjes.

Përveç vendeve në Kongres, në disa shtete amerikane qytetarët do të votojnë edhe për guvernatorët.

Rezultati mund të ndikojë ndjeshëm në vazhdimin e mandatit të Trump dhe në aftësinë e tij për të zbatuar agjendën politike.

Për të mësuar rreth zhvillimeve sa i përket këtyre zgjedhjeve, Telegrafi, do t’ju mbajë të informuar, minutë pas minute. /Telegrafi/

​Putini në panik para zgjedhjeve në SHBA – thotë kongresmeni Whitesides

Presidenti rus Vladimir Putin është në panik ndërsa parashikon një ndryshim në përbërjen e Kongresit amerikan.

Sipas kongresmenit demokrat George Whitesides, ai dhe presidenti Donald Trump po përpiqen ta detyrojnë Ukrainën të bëjë lëshime të pafavorshme, përpara se Kongresi i sapozgjedhur të fillojë punimet në janar.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Mbi 58 milionë vota të hedhura në një pjesëmarrje rekord për votimin e hershëm

Sipas një analize të Universitetit të Floridës, pothuajse 58,7 milionë nga rreth 210 milionë votues të regjistruar kanë votuar herët në zgjedhjet e mesmandatit.

Kjo shifër përfshin 31,9 milionë vota të hedhura fizikisht dhe 26,8 milionë vota me postë; një rritje e ndjeshme krahasuar me 46 milionë votuesit që votuan herët në vitin 2022.

Ky total përbën më shumë se gjysmën e 122 milionë votave të hedhura gjithsej në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2022.

Ndër shtetet që regjistrojnë përkatësinë partiake, 12,5 milionë nga votuesit e hershëm ishin demokratë të regjistruar, krahasuar me rreth 9 milionë republikanë të regjistruar.

Të 50 shtetet lejojnë votimin me postë, ndërsa shumica dërrmuese ofrojnë gjithashtu mundësinë e votimit të hershëm fizikisht. /Telegrafi/

​Në çfarë orari hapen qendrat e votimit në zgjedhjet e mesmandatit të vitit 2026 në SHBA?

Orari i votimit përcaktohet dhe vendoset nga secili shtet.

Qendrat e para të votimit pritet të hapen në Vermont. Votimi në Nju Xhersi, Virxhinia, Konektikat dhe Kentaki do të fillojë në orën 06:00 (12:00, sipas kohës në Kosovë).

Në Xhorxhia, Florida, Pensilvani dhe Nju Jork, votimi do të fillojë midis orës 06:00 (12:00, sipas kohës në Kosovë) dhe 07:00 (13:00, sipas kohës në Kosovë), ndërsa në Ohajo dhe Karolinën e Veriut, votimi do të nisë në orën 06:30 (12:30, sipas kohës në Kosovë).

Në Miçigan, qendrat e votimit do të hapen në orën 07:00 (13:00, sipas kohës në Kosovë).

​Papa i parë amerikan në histori ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit

Papa Leoni XIV ka votuar tashmë në zgjedhjet e mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, duke dërguar fletëvotimin e tij përmes postës në Çikago, qytetin ku ka lindur.

Në një deklaratë të publikuar të premten, Vatikani përsëriti qëndrimin e Papës për rëndësinë e pjesëmarrjes së qytetarëve në proceset demokratike, duke theksuar se kjo është njëkohësisht “e drejtë dhe detyrë” e tyre.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Trump përsërit premtimin për t’u dhënë 5 mijë dollarë çdo amerikani nëse republikanët fitojnë zgjedhjet e mesmandatit

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka përsëritur premtimin se do t’i japë nga 5 mijë dollarë çdo të rrituri në SHBA, nëse Partia Republikane fiton zgjedhjet e mesmandatit.

Gjatë një fjalimi në Washington, D.C., Trump deklaroi se pagesa do të bëhej në rast të fitores së republikanëve, duke theksuar se paratë do të duhej të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Demokratët shpresojnë për fitore në zgjedhjet e mesmandatit, por sa të sakta janë sondazhet?

Partia Demokratike në SHBA po hyn me pritshmëri të larta në zgjedhjet afatmesme, të cilat konsiderohen vendimtare për të ardhmen politike të vendit.

Një president republikan me nivel të ulët të mbështetjes, pakënaqësia e qytetarëve për rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe faturave, si dhe sondazhet e favorshme të muajve të fundit, u japin demokratëve arsye të shpresojnë për një rezultat të mirë në zgjedhjet e së martës.

Sipas sondazheve, kandidatët demokratë kryesojnë në shumë më tepër se 218 zonat zgjedhore që u nevojiten për të marrë kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, dhomës së ulët të Kongresit amerikan.

Ndërkohë, në garat kryesore për Senat, ata janë në barazim ose kanë një epërsi të lehtë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA: Ku pritet gara më e fortë?

Këtë herë, amerikanët nuk votojnë se kush do të hyjë në Shtëpinë e Bardhë, por se kush do të zerë vend në Kapitol: janë zgjedhjet e mesmandatit, të ashtuquajturat midterm elections.

Por ku zhvillohen “garat vendimtare”?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA 2026: Çfarë janë ato dhe kur do të mësohen rezultatet?

Miliona amerikanë do t’u drejtohen kutive të votimit të martën, më 3 nëntor, për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA të vitit 2026.

Votimi do të përcaktojë se cila parti do të kontrollojë Kongresin për dy vitet e ardhshme dhe sa pushtet do të ketë presidenti Donald Trump për të çuar përpara agjendën e tij politike.

Por, çfarë janë saktësisht zgjedhjet e mesmandatit, kur do të dihen rezultatet dhe pse janë të rëndësishme?

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Çfarë mund të nënkuptojnë zgjedhjet e mesmandatit në SHBA për Ukrainën?

Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, që mbahen më 3 nëntor, mund të ndikojnë në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Kievit, në një kohë kur Ukraina po përballet me presionin në rritje të presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund luftës me Rusinë.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Bajraktari u bën thirrje shqiptarëve dhe amerikanëve për të votuar: Demokracia mbrohet duke marrë pjesë në procesin zgjedhor

Veprimtari politik, Harry Bajraktari, u ka bërë thirrje shqiptarëve me drejt vote dhe amerikanëve, për pjesëmarrje masive në zgjedhje, duke u bërë apel që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike për të votuar, qoftë në zgjedhjet lokale, shtetërore apo federale.

Në mesazhin e publikuar, theksohet rëndësia e votës për forcimin e demokracisë, zhvillimin ekonomik, sigurinë kombëtare dhe të ardhmen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

“Amerika në plan të parë”, Trump mobilizon votuesit para zgjedhjeve të 3 nëntorit

Presidenti amerikan Donald Trump zhvilloi tubime në Iowa dhe Kansas të dielën ndërsa republikanët bënë përpjekjen e fundit për të mobilizuar votuesit përpara zgjedhjeve të mesmandatit të së martës.

Trump iu drejtua mbështetësve në Dubuque të Iowës, përpara se të udhëtonte drejt Salinës, në Kansas, ku u bëri thirrje votuesve të mbështesin kandidatët republikanë dhe të ruajnë kontrollin e partisë mbi Kongresin.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

​Të pasurit në betejën për pushtet – miliarda dollarë në fushatat zgjedhore amerikane

Bernie Sanders kishte kritikuar prej vitesh klasën e miliarderëve.

Në dhjetor të vitit 2010, senatori nga Vermonti mbajti fjalim në Senat për më shumë se tetë orë e gjysmë, në shenjë proteste kundër një marrëveshjeje dypartiake për zgjatjen e uljeve të taksave për të pasurit. Kur kandidoi për president në vitin 2016, kjo çështje u bë temë e pothuajse çdo fjalimi të tij.

Për të lexuar lajmin e plotë, klikoni KËTU.

Lexo edhe

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi garanci prej mbi 1.1 milion eurosh

Përparim Bajrami lirohet nga paraburgimi, ofroi garanci prej mbi 1.1 milion eurosh

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Banesë 69m² në shitje – dy dhoma gjumi dhe lokacion pranë qendrës #17061

Banesë 69m² në shitje – dy dhoma gjumi dhe lokacion pranë qendrës #17061