Presidenti i Koresë së Jugut dhe ministra, mes 168 zyrtarëve të cilëve u janë publikuar të dhënat personale në internet

Zyra presidenciale e Koresë së Jugut zhvilloi një takim urgjent të martën, pasi të dhëna personale që u përkasin presidentit Lee Jae-myung dhe 167 personave të tjerë që e shoqëronin atë në një udhëtim jashtë vendit, dolën në internet, njoftoi agjencia e lajmeve Yonhap.

Sponsor 3M Express

Takimi, i kryesuar nga shefi i stafit presidencial Lim Kwang-hyun, erdhi pas raportimeve se një skedar që përmbante të dhëna personale të delegacionit presidencial ishte ngarkuar në një faqe interneti të qasshme për publikun, në muajin qershor.

Informacionet e ekspozuara thuhet se përfshinin datat e lindjes dhe numrat e pasaportave.

Mes personave të prekur ishin Zonja e Parë, ndihmës të lartë presidencialë, ministra të qeverisë, zyrtarë të sigurisë dhe gazetarë.

Lee mori detyrën në qershor, pas zgjedhjeve të parakohshme presidenciale të shkaktuara nga shkarkimi i ish-Presidentit Yoon Suk-yeol, për shkak të shpalljes së ligjit ushtarak – një vendim jetëshkurtër – në dhjetor të vitit 2024.

Lim e cilësoi këtë shkelje si një “incident serioz” dhe urdhëroi një hetim për të përcaktuar përmasat e saj, dëmet e mundshme dhe personat përgjegjës.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Park Doo-soon, deklaroi se autoritetet po kryejnë kontrolle teknike në kompjuterë dhe llogari emaili që lidhen me udhëtimin e muajit qershor.

Ministria ka siguruar heqjen e të dhënave të publikuara nga faqja e internetit dhe po verifikon nëse ka pasur ekspozime të tjera.

Autoritetet po punojnë gjithashtu për zëvendësimin e pasaportave për të gjithë personat e prekur, përfshirë presidentin dhe Zonjën e Parë.

Park tha se incidenti po trajtohet si një rrjedhje të dhënash dhe jo si një sulm kibernetik (hakerim), duke shtuar se dokumentet që lidhen me udhëtimet presidenciale jashtë vendit janë të klasifikuara. /Telegrafi/

Lexo edhe

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Presidenti i Koresë së Jugut dhe ministra, mes 168 zyrtarëve të cilëve u janë publikuar të dhënat personale në internet | Momenti