“Shifrat në buxhet s’e ndryshojnë jetën e qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

“Shifrat në buxhet s’e ndryshojnë jetën e qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

“Shifrat në buxhet s’e ndryshojnë jetën e qytetarëve”, Mustafa kritikon Qeverinë për buxhetin

Deputeti i PDK-së, Arben Mustafa, ka kritikuar Qeverinë Kurti për ‘shkeljen e vazhdueshme të afateve ligjore dhe dështimin në realizimin e investimeve kapitale të planifikuara në buxhet.’

Sponsor 3M Express

Mustafa tha se partia në pushtet është e zëshme kur e propozon buxhetin, por jo edhe në zbatim.

“Fillimisht duhet të potencuar faktin që kemi të bëjmë përsëri me një shkelje të afateve ligjore, gjë që u shndërrua në një praktikë të kësaj qeverisjeje, një praktikë që në vazhdimësi i sfidon ligjet, i sfidon afatet ligjore dhe mendoj që është praktikë e papranueshme dhe e rrezikshme për rendin juridik në Kosovë.

Për shkak se ligjet, afatet ligjore që janë nxjerrë nga ky Kuvend i Republikës së Kosovës janë nxjerrë për t’u zbatuar dhe nuk janë në diskrecion të qeverisë për të vendosur se cilin e afat e respekton dhe cilin e afat nuk e respekton. Për sa i përket buxhetit, kemi të bëjmë me një qeveri që është shumë e zëshme në fazën e propozimit të buxhetit, mirëpo pastaj është shumë e heshtur kur vjen koha për të dhënë përgjegjësi për zbatimin e buxhetit.” – tha Mustafa për EO, transmeton Klankosova.tv

Ai tha se ata mund të vendosin shifra të ndryshme, por kështu nuk e ndryshojnë jetën e qytetarëve.

“Pra, buxheti si dokument është një planifikim. Mund të vendosësh çfarëdo shifra në buxhet, por aty nuk i ndryshojnë jetën e qytetarit. Jeta e qytetarit ndryshohet kur zbatohen politika të duhura që rrjedhin edhe nga ai buxhet”, tha Mustafa.

Lexo edhe

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave