Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë

Portieri i Andorrës, Jesus Owono, kishte planifikuar t’i kërkonte falje personalisht familjes së Jesus De Miguel, sulmuesit të Tenerifes me të cilin u përplas gjatë ndeshjes së së hënës, por nuk arriti ta bënte këtë para se futbollisti të ndërronte jetë të martën në mëngjes.

Sponsor 3M Express

Sipas radios spanjolle COPE, e cila iu referua gazetarit Ivan Alvarez në emisionin El Partidazo, Owono është thellësisht i tronditur nga ajo që ndodhi. Ai kishte ndjekur nga afër gjendjen e De Miguelit përmes delegatit dhe mjekut të klubit të Andorrës.

Portieri dëshironte që fillimisht t’i kërkonte falje familjes në mënyrë private, përpara se të bënte ndonjë deklaratë publike. Synimi i tij ishte të kontaktonte personalisht familjarët ose dikë nga rrethi i ngushtë i futbollistit, sapo të vinte momenti i duhur.

Tenerife njoftoi të martën në mëngjes se Jesus De Miguel kishte ndërruar jetë në orën 08:00, në moshën 30-vjeçare. Vetëm disa orë më herët, klubi kishte bërë të ditur se gjendja e tij neurologjike ishte përkeqësuar.

“I thyer nga dhimbja, me një nyjë në fyt dhe ende nuk mund ta besojmë se kjo është e vërtetë”, thuhej në reagimin e klubit, i cili gjithashtu kërkoi respektimin e privatësisë së familjes në këtë moment të vështirë.

Sipas COPE, në klubin e Andorrës mbizotëron një atmosferë e rëndë dhe tronditja është e madhe. Disa futbollistë e kanë përshkruar këtë ngjarje si përvojën më të vështirë që kanë kaluar ndonjëherë në një fushë futbolli.

Klubi ka theksuar se Owono nuk kishte asnjë qëllim të keq dhe se nuk kishte dashur në asnjë moment ta lëndonte kundërshtarin.

Sipas raportimit, portieri e pati veçanërisht të vështirë të përballonte thirrjet “vrasës” që vinin nga tribunat e stadiumit ‘Heliodoro Rodriguez Lopez’. Pas ngjarjes, ai madje e bëri privat profilin e tij në Instagram.

Ngjarja tragjike ndodhi të hënën, në minutat shtesë të ndeshjes Tenerife-Andorra, e cila në atë moment ishte me rezultat 2-2.

Owono doli me vonesë nga zona e portës për të intervenuar në një top të gjatë, por në tentativë për ta larguar atë, goditi me gju në kokë sulmuesin De Miguel, i cili u rrëzua menjëherë në fushë.

Portieri i Andorrës u ndëshkua me karton të kuq direkt, ndërsa De Miguel pësoi arrest kardiak. Stafi mjekësor ndërhyri menjëherë dhe arriti ta rikthente në jetë në fushë, përpara se ai të transportohej me ambulancë drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, gjendja e tij u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë të martën në mëngjes.

Jesus Owono është 25-vjeçar, përfaqëson Guinenë Ekuatoriale në nivel ndërkombëtar dhe më parë ka qenë pjesë e Alavesit./Telegrafi/

Lexo edhe

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Tribunat brohorisnin “vrasës”: Portieri përjetoi momente të rënda pas tragjedisë | Momenti