Dardanet mësojnë kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Dardanet mësojnë kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Dardanet mësojnë kundërshtaret në edicionin e ri të Ligës së Kombeve

Dardanet do të garojnë në Ligën B, ku shorti i hedhur të martën në selinë e UEFA-s në Nion i vendosi në Grupin B4, së bashku me Slloveninë, Turqinë dhe Hungarinë.

Në ceremoninë e tërheqjes së shortit, Federata e Futbollit e Kosovës u përfaqësua nga shefja e futbollit të femrave, Valbona Gashi Uka, dhe përzgjedhësja e Kombëtares, Sanije Krasniqi.

Sponsor 3M Express

Kjo e fundit e vlerësoi si të favorshëm shortin. “Pa dyshim që Liga B është një nivel më i lartë se Liga C, por besoj se edhe ne jemi rritur si ekip dhe kemi potencial të mirë. Duke pasur parasysh kundërshtaret e mundshëm, mendoj se kemi pasur një short të favorshëm. Tani na mbetet që të përgatitemi me përkushtim dhe do të mundohemi të arrijmë rezultate pozitive në çdo ndeshje”, tha përzgjedhësja Sanije Krasniqi.

Në edicionin e ri, Liga A dhe Liga B do të përbëhen nga 16 kombëtare secila, ndërsa 22 kombëtaret e tjera do të garojnë në Ligën C.

Liga A dhe Liga B do të ndahen në nga katër grupe me nga katër skuadra, ndërsa Liga C do të përbëhet nga gjashtë grupe, katër prej të cilave me nga katër skuadra dhe dy me nga tri skuadra.

Ndeshjet e xhiros së parë dhe të dytë të fazës së grupeve do të zhvillohen në periudhën 23 shkurt –6 mars 2027.

Ndeshjet e xhiros së tretë dhe të katërt janë paraparë për periudhën 13–24 prill, ndërsa ndeshjet e dy xhirove të fundit të fazës së grupeve do të zhvillohen nga 7 deri më 15 qershor 2027.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Siljanovska-Davkova: Dialogu me BE-në duhet të jetë substancial dhe i barabartë

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Vetëm pak muaj pas transferimit, Salah pritet të marrë dy nderime të mëdha në Turqi

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave

Haxhiu pret në takim ambasadorin e OSBE-së, diskutojnë për të drejtat dhe sigurinë e grave