Senatorja amerikane Shaheen i dërgon letër Shiroka-Pulës: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Shaheen i dërgon letër Shiroka-Pulës: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Shaheen i dërgon letër Shiroka-Pulës: Do të jeni forcë stabilizuese për Kosovën

Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në një letër drejtuar Presidentes së Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, i ka shprehur mbështetjen asaj dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës.

Sipas njoftimit, në letër, senatorja Shaheen e ka falënderuar Presidenten Shiroka Pula për mikpritjen gjatë vizitës së saj në Kosovë dhe për nderimin që iu bë.

Sponsor 3M Express

Duke iu referuar zhvillimeve politike në Kosovë, senatorja Shaheen ka shfaqur shpresën se me Presidenten Shiroka Pula dhe me Qeverinë e re, vendi do të nisë një rrugë drejt prosperitetit dhe sigurisë më të madhe.

“Si përkrahëse e fuqishme e marrëdhënieve të SHBA-së me Kosovën dhe popullin e saj, si dhe e së ardhmes euroatlantike të Kosovës, unë do të vazhdoj të jap kontributin tim në mbështetje të Kosovës. Mbetet ende shumë punë për t’u bërë, por jam e bindur se ju do të jeni një forcë stabilizuese për Kosovën”, thuhet në letrën e senatores Shaheen.

Në përfundim të letrës, senatorja Shaheen, ka falënderuar Presidenten për partneritetin dhe mikpritjen e përzemërt, si dhe ka shprehur gatishmërinë për të ofruar mbështetjen e saj edhe në të ardhmen.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje

Basha për Raportin e Progresit: BE-ja duhet të kërkojë falje

KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën

KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën

13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar