13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

13-vjeçarja që u raportua e zhdukur, dyshohet se u dhunua nga një 21-vjeçar

Një rast i denoncuar në Polici të hënen për një të zhdukur e një tjetër dy ditë më vonë për dhunim kanë pasur të përbashkët viktimën.

Një 13-vjeçare që tash së voni është zhvendosur për banim në Fushë Kosovë, fillimisht ishte raportuar si e zhdukur nga gjyshi i saj.

Sponsor 3M Express

Por, dy ditë më vonë, ajo ishte paraqitur në stacionin policor në këtë komunë duke denoncuar një 21-vjeçar për veprën penale të dhunimit.

Televizioni ka kuptuar se i dyshuari është personi me të cilin e mitura ka qenë duke bashkëjetuar, e për t’u marrë me rastin në Polici u ftuan edhe Qendra për Punë Sociale.

“Në bashkëpunim me ta e mitura është vendosur ne strehimore dhe është në përkujdesje nga menaxheri i rastit tani presim hapat në vijim se çka preferojnë nga prokuroria dhe hetuesia”, ka deklaruar Abaz Xhigoli, drejtor i Qendrës për Punë Sociale.

Xhigoli tregoi se e mitura, në të kaluarën kishte marrë trajtime në Qendër, përfshirë këshillime psikologjike me referim nga prindërit e saj.

Ndërkohë, Prokuroria thotë se pas arrestimit të të dyshuarit, janë duke vazhduar hetimet.

“Referuar kërkesës suaj, ju njoftojmë se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar një person për 48 orë, nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Dhunimi” nga neni 227 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Lidhur me rastin, prokurori i shtetit është duke i ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, për ndriçimin e plotë të rrethanave të këtij rasti”, ka theksuar Kaltrina Shala, Zëdhënëse e Prokurorisë Themelore.

Ndërkohë, viktima pas dërgimit në strehimore, u është nënshtruar edhe ekzaminimeve të tjera, që përfshijnë edhe Institutin e Mjekësisë Ligjore./TVDUKAGJINI

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta