Deputetët e Kuvendit të Kosovës, sërish do të mblidhen nesër në një seancë plenare.

Në rend dite janë paraparë 10 pika, ku në mesin e tyre është edhe interpelanca e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Ai është thirrur për të raportuar në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike.
Gjithashtu, në pikën e 10-të do të diskutohet mocioni përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë.
Seanca është paraparë të nisë nga ora 10:00.
Këto janë të gjitha pikat e rendit të ditës:
1 . Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme
2 . Deklarimet jashtë rendit të ditës
3 . Pyetjet parlamentare
4 . Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-024 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ekstradim
5 . Shqyrtimi i Projektligjit 11/L-025 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për transferimin e personave të dënuar
6 . Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-026 për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Suedisë për ndihmën e ndërsjellë juridike në çështjet penale
7 . Shqyrtimi i Projektligjit nr. 11/L-027 për ratifikimin e Traktatit për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështjet Penale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës
8 . Propozim-Programi i Punës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Sesionin Vjeshtor 2026
9 . Interpelanca me ministrin e Ministrisë së Shëndetësisë, z. Arben Vitia, në lidhje me vdekjen e pacientes me kancer të gjirit që mbeti katër muaj pa terapi dhe mungesa e barnave onkologjike
10 . Mocion përmbajtjesor mbi gjendjen në planifikimin, çmimin dhe furnizimin me energji elektrike në Kosovë





