Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente

Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente

Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente

Qendra e Shërbimeve e Down Syndrome Kosova – Dega në Ferizaj po përballet me rrezikun e ndërprerjes së shërbimeve, pas një incidenti në sistemin e kanalizimit në katin sipër të objektit, i cili ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në hapësirat ku zhvillohen aktivitetet.

Sponsor 3M Express

Përmes një reagimi publik, nga Down Syndrome Kosova kanë bërë të ditur se problemet me kushtet e objektit dhe sigurinë e lokacionit janë ngritur vazhdimisht për më shumë se tri vite, por deri më tani nuk është gjetur një zgjidhje e qëndrueshme.

Sipas tyre, në rrugën “Gursel e Bajram Sylejmani”, ku ndodhet qendra, janë evidentuar edhe dukuri shqetësuese, përfshirë përdorimin e substancave narkotike, funksionimin e një poligoni të qitjes me armë në afërsi dhe veprimtari të prostitucionit.

Për këto arsye, organizata thotë se i ka kërkuar vazhdimisht Komunës së Ferizajt sigurimin e një objekti të ri. Megjithatë, sipas reagimit, deri më tani mbështetja e vetme ka qenë lehtësimi i një pjese të qirasë në vlerë prej 150 eurosh, që ka nisur të zbatohet nga tetori i vitit 2026.

Nga Down Syndrome Kosova kanë paralajmëruar se dëmet e shkaktuara nga incidenti i fundit mund ta pamundësojnë vazhdimin e shërbimeve dhe të çojnë deri te mbyllja e qendrës.

Për këtë situatë, ata i janë drejtuar Komunës së Ferizajt, kryetarit të Komunës dhe të gjithë asamblistëve të Kuvendit Komunal, duke kërkuar angazhim konkret për sigurimin e një hapësire të përshtatshme dhe të sigurt për përfituesit e qendrës.

Në reagimin e tyre, organizata ka theksuar se sigurimi i shërbimeve dhe mbrojtja e të drejtave të qytetarëve me sindromën Down janë përgjegjësi institucionale e Komunës së Ferizajt.

Njëkohësisht, kanë bërë thirrje edhe për mbështetjen e komunitetit të biznesit dhe të njerëzve me vullnet të mirë, në mënyrë që të sigurohet vazhdimësia e shërbimeve.

“Pas kësaj Qendre qëndrojnë fëmijë, të rinj, të rritur dhe familje”, thuhet në reagimin e Down Syndrome Kosova.

Lexo edhe

Nehat Islami: I shpëtoi plumbave në Bejrut, shiti unazën për Kosovën dhe mbeti vetëm gazetar

Nehat Islami: I shpëtoi plumbave në Bejrut, shiti unazën për Kosovën dhe mbeti vetëm gazetar

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

Rrezikohet mbyllja e Qendrës së Down Syndrome Kosova në Ferizaj, kërkohet zgjidhje urgjente | Momenti