KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën

KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën

KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën

Është mbledhja e parë e Këshillit Gjyqësor, pas rastit që tronditi opinionin me lëshimet e institucioneve të drejtësisë e sigurisë.

Por në mbi 2 orë mbledhje as kryesuesi e as anëtaret e këtij Këshilli nuk folën asnjë fjalë për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Sponsor 3M Express

Madje para vetës kishin edhe kryetarin e Gjykatës së Pejës që raportoi për tremujorin e tretë të ketij viti, i cili gjatë prezantimit kalimthi foli edhe për urgjencat që trajtohen në këtë gjykatë.

“Fokusi maksimal i gjyqtareve është në trajtimin e rasteve që kategorizohen në kuadër të këtyre strategjive si dhe ato që ligji u jep prioritet dhe që janë të natyrës urgjente…”, ka theksuar Shemsedin Haxhiaj – Kryetar i Gjykatës Themelore në Pejë.

Urgjencën e kishte përmendur në letrat e saj dërguar pikërisht kryetarit Haxhiaj e gjyqtarit te rastit edhe Arlinda Zekaj, por vetëm pak ditë pas e njëjta u vra.

Kryesuesi i KGJK-së Rrustem Thaqi nuk pranoi të flasë kur u pyet nëse do ketë ndonjë masë për të njëjtit.

“Nuk du me u keqkuptu krejt cka ka pasur me thënë Këshilli Gjyqësor i gjeni në komunikatën me plot respektin nuk do ti japim ngjyrim rastit…lexoni komunikatën edhe e kuptoni mesazhin”, ka deklaruar Thaqi.

Ne këtë mbledhje të Këshillit kanë raportuar të gjithë kryetarët e gjykatave e një ndër problematikat që serish u ngrit ishte mungesa e hapsirave në Pallatë të Drejtësisë e mungesa e buxhetit.

“Pallati i drejtësisë nuk i përmbush kapacitet e nevojshme për me dhënë hapsira të gjyqtatëve, një cështje tjetër është e ashensorevë ne kemi pasur problem rishtazi dhe që një gjyqtar ka lëndime bukur të rënda dhe me pasoja të përhershme…”, ka deklaruar  Ngadhnjim Arrni- Kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë.

“Me këtë gjendje nëse nuk ka reflektim prej kuvendit dhe nuk ka buxhet shtesë nuk ka mundësi me u ndrru ashensorët 12 ashensore kanë kosto, 35 mijë deri 30 mijë euro llogaritja e një ashensori..”, ka theksuar Shkelzen Maliqi- Sekretar i KGJK-së.

KGJK-ja ka miratuar të gjitha raportet e gjykatave që u prezantuan në këtë mbledhje./TVDUKAGJINI

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

KGJK-ja nuk flet për rastin e Arlindës, kryetari i gjykatës në Pejë krenohet me punën | Momenti