Mimoza Veliu rikthehet në Tetovë me romanin e saj të dytë “Kufiri prej pëlhure”

Mimoza Veliu rikthehet në Tetovë me romanin e saj të dytë “Kufiri prej pëlhure”

Mimoza Veliu rikthehet në Tetovë me romanin e saj të dytë “Kufiri prej pëlhure”

Nën tingujt e violinës dhe Lulesa Pajazitit nisi promovimi i librit të dytë të autores tetovare, Mimoza Veliu.

Sponsor 3M Express

Tetova, qyteti i lindjes, kujtimet dhe kufijtë e padukshëm që shoqëria vendos mbi individin, janë në qendër të romanit “Kufiri prej pëlhure” të shkrimtares Mimoza Veliu.

Vepra e saj e dytë u prezantua në një mbrëmje letrare në Shift Center në Tetovë. Gërshetim brezash, adhurues të fjalës së shkruar, miq e mikesha të autores, ishin të pranishëm në këtë promovim që përmes një bashkëbisedimi mes autores, botueses Arlinda Dudaj dhe analistes Adelina Marku, nën moderimin e Rudina Zeqirit.

Për autoren, prezantimi i romanit në Tetovë kishte një domethënie të veçantë, pasi bëhet fjalë për qytetin ku ka lindur dhe me të cilin e lidhin shumë kujtime dhe emocione.

Si fotografe, Veliu tha se është mësuar ta vëzhgojë botën përmes detajeve, ndërsa si shkrimtare përpiqet t’u japë zë historive dhe ndjenjave që nuk duken gjithmonë në sipërfaqe, veçanërisht historive të grave.

Mesazhi i romanit është se perdja mund të shqyhet, por kufijtë që na i vendos shoqëria mund të na ndjekin gjatë gjithë jetës.

Lexo edhe

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Pagë dinjitoze dhe paga e 13-të”, nesër protestojnë punëtorët e KEK-ut

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

“Krejt çka mundemi me ju thënë është se…”, vjen reagimi nga faqja e Behares pas largimit nga BBVK

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Studentët e Mjekësisë nuk e duan sistemin elektronik për evidentim në ligjëratë, paralajmërojnë protesta

Mimoza Veliu rikthehet në Tetovë me romanin e saj të dytë “Kufiri prej pëlhure” | Momenti