Në Pallatin e Brigadave në Tiranë po mbahet Samiti i Liderëve të Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes, me temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”.
Në këtë samit merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, krahas kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, si dhe liderëve të tjerë të rajonit, transmeton Klankosova.tv.

Samiti ka në fokus përshpejtimin e reformave, zbatimin e Planit të Rritjes dhe diskutimin e prioriteteve të reja strategjike.
Takimi synon të avancojë bashkëpunimin rajonal dhe procesin e integrimit evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.





