Barcelona mund ta mbush arkën me miliona nëse PSG aktivizon klauzolën e blerjes së Ez Abde

Barcelona mund ta mbush arkën me miliona nëse PSG aktivizon klauzolën e blerjes së Ez Abde

Barcelona mund ta mbush arkën me miliona nëse PSG aktivizon klauzolën e blerjes së Ez Abde

E ardhmja e Ez Abde te Real Betisi mund të ketë pasoja të favorshme financiare për Barcelonën. Sulmuesi anësor maroken është ndër lojtarët që, sipas gazetës Le Parisien, do të përshtatej në planet e Luis Enrique te Paris Saint-Germain.

Sponsor 3M Express

Lëndimet serioze të Khvicha Kvaratskhelia dhe Desire Doue kanë ndezur debatin mbi mundësinë e përforcimit të sulmit parisien, megjithëse trajneri asturian ka deklaruar se nuk e konsideron thelbësore hyrjen në afatin kalimtar dimëror.

Abde ka një klauzolë lirimi prej 60 milionë eurosh, ndërsa Barcelona mban 20% të një shitjeje të ardhshme të lojtarit.

Blaugranët e transferuan marokenin te Betis në shtator 2023 për 7.5 milionë euro, fillimisht duke mbajtur një klauzolë shitjeje prej 50%. Megjithatë, ata hoqën dorë nga një klauzolë shtesë prej 30% në shkurt 2025 si pjesë e transferimit të Vitor Roque.

Nëse klauzola e lirimit të sulmuesi anësor do të aktivizohej, Barça do të fitonte 12 milionë euro – një shumë që mund të lehtësonte lëvizje të tjera për të forcuar skuadrën e Hansi Flick.

Për momentin, Betis mbetet i qetë në lidhje me vazhdimësinë e Abdes, pasi interesi i raportuar nga PSG ishte mohuar më parë nga drejtori sportiv i Verdiblancos, Manu Fajardo. /Telegrafi/

Lexo edhe

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend