Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Shpërthime janë regjistruar gjatë natës së 27 nëntorit në qytetin Efremov, në rajonin Tula të Rusisë, ku dyshohet se objektiv i sulmit kanë qenë një fabrikë e gomës sintetike dhe një termocentral lokal.

Sponsor 3M Express

Për ngjarjen fillimisht raportoi mediumi i pavarur rus ASTRA.

Sipas Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Ukrainës, fabrika në Efremov prodhon materiale që përdoren për prodhimin e karburantit të ngurtë për raketa, përfshirë edhe ato të tipit Iskander.

Mediumi ASTRA, pas analizimit të pamjeve filmike, konfirmoi se një shpërthim kishte ndodhur në fabrikën e gomës sintetike. Gjithashtu, shpërthime u regjistruan edhe në termocentralin e Efremovit, i cili furnizon me energji elektrike dhe ngrohje qytetin dhe objektet industriale, përfshirë fabrikën në fjalë.

Banorët lokalë raportuan ndërprerje të furnizimit me ngrohje pas shpërthimeve.

Guvernatori i rajonit Tula, Dmitry Milyayev, njoftoi në Telegram se mbrojtja ajrore ruse kishte rrëzuar katër dronë ukrainas mbi këtë rajon, ndërsa paralajmëroi se rreziku nga sulmet e tjera vazhdonte.

Ai deklaroi se nuk kishte viktima dhe se, sipas informacioneve fillestare, nuk ishte konstatuar dëme në infrastrukturë.

Megjithatë, guvernatori pranoi se mbetjet e dronëve të rrëzuar kishin dëmtuar dritaret e tri shtëpive private në rajonin e Efremovit. Ai nuk përmendi shpërthimet në objektet industriale. /Telegrafi/

Lexo edhe

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore

Vetaksident në Raushiq të Pejës, shoferi pëson lëndime trupore

Aksidenti masiv me 37 automjete në Zvicër, pamjet nga droni tregojnë përmasat e tij

Aksidenti masiv me 37 automjete në Zvicër, pamjet nga droni tregojnë përmasat e tij

“Bojkotuan” ceremoninë për 28 Nëntorin, Prebreza kërkon masa ndaj drejtorit dhe stafit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani”

“Bojkotuan” ceremoninë për 28 Nëntorin, Prebreza kërkon masa ndaj drejtorit dhe stafit të gjimnazit “Hivzi Sylejmani”