Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve, ish ministrja mungoi në gjykatore

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve, ish ministrja mungoi në gjykatore

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve, ish ministrja mungoi në gjykatore

Seanca gjyqësore ndaj ish-ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe tre të akuzuarve të tjerë, nuk është mbajtur të premten, për shkak të mungesës së të akuzuarve.

Sponsor 3M Express

Në këtë rast, përveç Hajdarit, të akuzuar janë edhe Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, ish-zyrtarë të ministrisë, si dhe biznesmeni Ridvan Muharremi.

Nga të akuzuarit prezent ishte vetëm Hafiz Gara.

Gjykata bëri të ditur se Rozeta Hajdari nuk ishte e pranishme dhe kishte qenë e paqasshme.

Ndërkaq, Irfan Lipovica kishte kërkuar shtyrjen e seancës për shkak të një udhëtimi zyrtar, për të cilin kishte paraqitur edhe dëshmitë përkatëse.

Edhe biznesmeni Ridvan Muharremi mungoi në seancë për shkaqe shëndetësore, duke paraqitur dëshmitë mjekësore për pamundësinë e pjesëmarrjes.

Pas konstatimit të mungesës së të akuzuarve, gjyqtari njoftoi se gjykata nuk i ka kushtet për mbajtjen e seancës.

Dështon seanca gjyqësore ndaj Rozeta Hajdarit dhe tre të tjerëve, ish ministrja mungoi në gjykatore

Video:

“Gjykata konstaton se në mungesë të të akuzuarve që u cekën më lart, gjykata nuk ka kushte për mbajtjen e kësaj seance gjyqësore, andaj merr aktvendim që seanca e sotme nuk do të mbahet”, deklaroi gjyqtari.

Sipas njoftimit të gjykatës, seancat e radhës janë caktuar për 5 shkurt 2027, duke filluar nga ora 09:30, si dhe më 15 dhe 16 shkurt 2027. /KP/

Lexo edhe

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend