Merz kërkon shkurtime të tjera në buxhetin e BE-së

Merz kërkon shkurtime të tjera në buxhetin e BE-së

Merz kërkon shkurtime të tjera në buxhetin e BE-së

Qëpara se të mblidheshin, ishte e qartë se hendeku mes kërkesave të liderëve evropianë për buxhetin e BE-së do t’i bënte negociatat të vështira. Ata e ndërprenë samitin më herët se sa ishte planifikuar dhe synojnë të arrijnë një marrëveshje për financimin e BE-së në dhjetor.

Në samitin e BE-së për buxhetin kancelari gjerman, Friedrich Merz, kërkoi një ulje tjetër të buxhetit të përbashkët. Merz e hodhi poshtë një propozim kompromisi të presidencës së Këshillit të BE-së. “Vëllimi ende mbetet shumë i lartë”, tha kancelari në Bruksel. “Ai duhet të jetë i përballueshëm edhe për shtetet anëtare që do ta financojnë.”

Sponsor 3M Express

Bisedimet kanë të bëjnë me periudhën 2028-2034. Presidenti i Këshillit Evropian, António Costa, kishte propozuar së fundmi që projekti fillestar i Komisionit Evropian të shkurtohej me rreth 204 miliardë euro, duke e çuar në 1,78 trilion euro. Me të ashtuquajturin Kuadër Financiar Shumëvjeçar (MFF) BE-ja përcakton edhe prioritetet e saj politike për shtatë vitet e ardhshme.

Merz paralajmëron për refugjatë të tjerë nga Ukraina

Në samit kancelari Merz kërkoi sërish që të gjitha vendet e BE-së të kontribuojnë në ndihmat përUkrainën. Deri tani ekziston një përjashtim për Sllovakinë, Çekinë dhe Hungarinë, të cilat nuk janë të detyruara të marrin pjesë në garantimin e kredisë aktuale prej 90 miliardë eurosh për Ukrainën.

Mbështetja për Ukrainën nuk synon zgjatjen e luftës, por përfundimin e saj, theksoi Merz. “Askush në Evropë nuk mund të ketë interes që të përballet me valë të reja refugjatësh nga Ukraina, nëse kjo luftë nuk përfundon”, tha ai.

Kundërshtime nga Çekia

Kancelari gjerman e kushtëzon miratimin e tij për buxhetin e përgjithshëm me ndihma të përbashkëta për Ukrainën. Kancelari austriak, Christian Stocker, e mbështeti kërkesën e Merzit, duke deklaruar: “Na duhet një zgjidhje e përbashkët.”

Kurse kryeministri çek, Andrej Babiš, e kundërshtoi kancelarin gjerman. “Financimi i Ukrainës duhet të negociohet veçmas”, kërkoi ai. Sipas Babišit vendit të tij i nevojiten fondet për shpenzime të tjera.

Marrëveshja pritet para Krishtlindjes

Në negociatat për buxhetin e BE-së janë formuar dy kampe. Gjermania dhe gjashtë shtete të tjera anëtare e konsiderojnë buxhetin shumë të lartë. Ato bëjnë pjesë tek të ashtuquajturit kontribuues neto, pasi paguajnë më shumë në buxhetin e BE-së sesa marrin prej tij.

Përballë tyre qëndrojnë vendet që mbrojnë shpenzimet e larta të BE-së për rajonet ekonomikisht më të dobëta. Sipas kancelarit Merz vendet e BE-së janë ende vetëm në fillim të negociatave dhe një marrëveshje pritet të arrihet në samitin e ardhshëm, pak para Krishtlindjes.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

Mbi 1 milion euro pasuri e sekuestruar – zbulohen emrat e tre të arrestuarve për krim të organizuar, mashtrim e shpëlarje parash

Mbi 1 milion euro pasuri e sekuestruar – zbulohen emrat e tre të arrestuarve për krim të organizuar, mashtrim e shpëlarje parash

Hodai: Qeveria po shpenzon para për softuer të ri në vend se të rrisë subvencionet për ushqimin e studentëve

Hodai: Qeveria po shpenzon para për softuer të ri në vend se të rrisë subvencionet për ushqimin e studentëve