Mbi 1 milion euro pasuri e sekuestruar – zbulohen emrat e tre të arrestuarve për krim të organizuar, mashtrim e shpëlarje parash

Tre persona janë arrestuar të mërkurën në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, në kuadër të një aksioni të Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë Speciale, nën dyshimin për përfshirje në krim të organizuar, mashtrim dhe shpëlarje parash.

Sponsor 3M Express

Sipas komunikatës së Policisë dhe Prokurorisë, aksioni është zhvilluar në katër lokacione të ndryshme, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Në të kanë marrë pjesë hetues të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike, njësi të tjera hetimore, Njësia Speciale FIT dhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI).

Sipas Indeksonline tre personat e arrestuar janë Zekrija Alidema, Petrit Bahtiri dhe Arbnor Gjureci, përcjell Insajderi.

Të dyshuarit janë arrestuar në flagrancë për veprat penale “Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar”, “Mashtrimi” dhe “Shpëlarja e parave”.

Gjatë kontrolleve janë sekuestruar 19 vetura, një motoçikletë, gjashtë telefona, pesë kompjuterë, gjashtë USB, si dhe 4 mijë e 95 euro para të gatshme. Po ashtu, janë gjetur dhe sekuestruar 11.28 gramë substancë e dyshuar narkotike dhe dokumente të ndryshme që lidhen me rastin.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar raportohet të jetë mbi një milion euro.

Sipas hetimeve preliminare, të dyshuarit dyshohet se përmes sistemeve kompjuterike dhe komunikimeve elektronike e telefonike kanë kontaktuar persona të ndryshëm, kryesisht shtetas të huaj, të cilët i kanë nxitur të investojnë në platforma të rreme investimi.

Në këtë mënyrë, sipas dyshimeve të organeve të hetuesisë, viktimat janë shtyrë të ndërmarrin veprime në dëm të pasurisë së tyre.

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale kanë bërë të ditur se hetimet do të vazhdojnë me qëllim të zbardhjes së plotë të rastit.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani” shënon 82-vjetorin e themelimit

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

Ukraina godet fabrikën e  rëndësishme ruse për prodhimin e raketave Iskander

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend

SINJALI 24 | Nga vjedhjet në Fushë Kosovë te vetura e vjedhur në Norvegji, zhvillimet e fundit në vend