Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e KEK-ut paralajmërojnë protestë, kërkojnë rritje pagash

Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK) do të protestojnë të enjten, më 12 nëntor, duke kërkuar rritjen e pagave dhe realizimin e pagës së 13-të.

Sponsor 3M Express

Protesta, e organizuar nga Sindikata e Re – KEK, është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00, para zyrave të menaxhmentit të korporatës në Prishtinë.

Sipas njoftimit të sindikatës, kërkesat kryesore të punëtorëve janë ngritja dhe nivelizimi i pagave, si dhe realizimi i pagës së 13-të për të gjithë të punësuarit në KEK për vitin 2026.

Organizatorët theksojnë se protesta synon përmirësimin e kushteve financiare dhe trajtimin e barabartë të punëtorëve.

“Për paga dinjitoze, për barazi dhe për respektimin e të drejtave të punëtorëve!”, thuhet në njoftimin e Sindikatës së Re – KEK.

Protesta është paralajmëruar për 12 nëntor, ndërsa në njoftim nuk janë dhënë hollësi për kohëzgjatjen e saj apo për veprimet e mundshme sindikale pas kësaj date.

Lexo edhe

Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

Ekzekutohet 39-vjeçari shqiptar në Spanjë, vrasësi me pagesë ikën me skuter elektrik

Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë

Raportohet se komandanti i Njësisë për Kontroll të Autostradave është larguar nga pozita pas aksidentit në garat ilegale në Trudë