Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO)

Ushtruesja e detyrës së kryetares së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka hedhur kritika ndaj aktgjykimit të Gjykatës Speciale për ish-krerët e UÇK-së, duke vënë në pikëpyetje trajtimin e materialeve të paraqitura në procesin gjyqësor.

Sponsor 3M Express

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, Çitaku deklaroi se nga gjithsej 2,040 faqe të aktgjykimit, vetëm në dy paragrafë, sipas saj, u referohet provave dhe dëshmitarëve të mbrojtjes.

“Nga 2040 faqe aktgjykim, vetëm në dy paragrafë aktgjykimi i referohet provave ose dëshmitarëve të mbrojtjes. Imagjinojeni, kjo Gjykatë ka pranuar 2536 prova dhe dëshmi (nga shteti serb, nga prokuroria e Serbisë, nga Sherbimet Sekrete Serbe, Ministria e Drejtësisë së Serbisë), në ndërkohë që i ka cilësuar si të papranueshme dëshmitë dhe provat e ofruara nga Komandanti i NATO-s, nga diplomatë e ushtarakë evropianë e amerikanë…”, tha mes tjerash Çitaku.

Lexo edhe

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar

Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar

Shkon në 12 numri i viktimave nga aksidentet zinxhirore në autostradën bullgare

Shkon në 12 numri i viktimave nga aksidentet zinxhirore në autostradën bullgare

Çitaku me detajet shokuese të aktgjykimit të Speciales: Veç dy paragrafë prova dhe dëshmitarë (VIDEO) | Momenti