Një 39-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në një atentat të ndodhur në zonën e Orihuela Costa, në Spanjë. Sipas mediave spanjolle, dyshohet se vrasja lidhet me një larje hesapesh.

Ngjarja e rëndë është regjistruar pak para orës 13:00, në ambientet e kompleksit sportiv dhe argëtues “Playa Flamenca Sport Club”.
Viktima ndodhej në tarracën e një lokali, kur një person i armatosur iu afrua dhe shtiu disa herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
Pas kryerjes së atentatit, autori, i dyshuar si vrasës me pagesë, është larguar nga vendi i ngjarjes me një skuter elektrik. Këtë detaj e kanë bërë të ditur dëshmitarët që ndodheshin në zonë në momentin e të shtënave.
Policia spanjolle ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes dhe identifikimin e autorit, i cili është shpallur në kërkim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




