Olluri kritikon PDK-në për Ligjin për Specialen: Kush ishte eksperti që i mashtroi qytetarët që dolën në shesh? Publikone emrin

Gazetari Parim Olluri, në emisionin “Pressing”, ka kritikuar Partinë Demokratike të Kosovës (PDK) lidhur me qëndrimin e saj për Ligjin për Gjykatën Speciale, duke kërkuar përgjegjësi për atë që e cilësoi si mashtrim ndaj qytetarëve që për javë të tëra protestuan në shesh.

Sponsor 3M Express

Olluri ka theksuar se PDK-ja ende nuk ka kërkuar falje dhe se nuk dihet se kush brenda partisë ka gabuar, pasi vetë Grupi Parlamentar i saj tashmë vlerëson se ligji është hartuar gabimisht.

Ai ka kritikuar mungesën e një shpjegimi konkret nga partia, duke thënë se deri më tani ka pasur vetëm deklarata teknike për procedurat.

Gazetari ka kërkuar nga PDK-ja që ta bëjë publik emrin e personit përgjegjës dhe të sqarojë nëse ka pasur ndonjë masë apo suspendim ndaj ndonjë zyrtari partiak.

“PDK nuk ka kërkim falje, nuk po dihet kush ka gabu në PDK…meqë GP e vlerëson se është hartu një ligj gabim, nuk ka shpjegim se kush ishte eksperti i partisë që i mashtroi njerëzit që atë natë ishin në shesh, kanë qenë me javë në shesh duke i bërë presion qeverisë…E kemi një deklaratë të thatë teknike po diskutojmë për procedurat…A ka naj suspendim të ndonjë zyrtari partiak, le ta publikojë PDK emrin…I nxorrët njerëzit në rrugë, pas disa dite thonë po tërhiqemi se ligji keq…”, tha Olluri.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Autori i famshëm i librave për fëmijë, përmendet për gjeste të pahijshme

Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar

Vritet me armë zjarri në Spanjë një 39-vjeçar shqiptar

Shkon në 12 numri i viktimave nga aksidentet zinxhirore në autostradën bullgare

Shkon në 12 numri i viktimave nga aksidentet zinxhirore në autostradën bullgare