Përplasje mes liderëve në debatin e fundit elektoral në Spanjë, ndërsa kriza e banesave dominon fushatën

Përplasje mes liderëve në debatin e fundit elektoral në Spanjë, ndërsa kriza e banesave dominon fushatën

Përplasje mes liderëve në debatin e fundit elektoral në Spanjë, ndërsa kriza e banesave dominon fushatën

Krerët e partive kryesore politike në Spanjë kanë bërë përpjekjen e fundit për të bindur votuesit, gjatë debatit të fundit televiziv, i cili u karakterizua nga përplasje të ashpra dhe u përqendrua kryesisht te kriza e strehimit në vend, transmeton klankosova.tv.

Sponsor 3M Express

Spanjollët do t’u drejtohen kutive të votimit të dielën, ndërsa sondazhet sugjerojnë se kryeministri socialist, Pedro Sanchez, nuk do të arrijë të sigurojë një mandat tjetër, pas tetë vitesh në pushtet.

Sipas BBC, debati i zhvilluar të enjten në mbrëmje shënoi përmbylljen e një fushate zgjedhore, e cila është karakterizuar më shumë nga zhurma simbolike e çelësave të banesave, të tundur nga qytetarët në shenjë proteste, sesa nga premtimet dhe deklaratat e kuruara të politikanëve.

Vështirësitë për të gjetur një banesë me çmim të përballueshëm kanë nxitur protesta masive, duke mbushur sheshet në qytete të ndryshme të vendit.

Alberto Nunez Feijoo, lideri i Partisë Popullore konservatore (PP), i cili konsiderohet favorit për të zëvendësuar Sánchez në krye të qeverisë, u zotua para votuesve se do të ndërtojë një milion banesa të reja.

Sipas sondazheve, PP pritet të dalë partia e parë, ndonëse me një epërsi të ngushtë. Megjithatë, për formimin e qeverisë ajo pritet të bashkëpunojë me partinë e ekstremit të djathtë Vox, e cila renditet e treta në sondazhe.

Kjo do të shënonte herën e parë që e djathta ekstreme merr pushtetin në nivel kombëtar në Spanjë, në 50 vitet e demokracisë pas diktaturës së Francisco Francos.

Kreu i Vox-it, Santiago Abascal, deklaroi gjatë debatit se vetëm partia e tij kujdeset për qytetarët që kanë nevojën më të madhe për strehim.

Ndërkaq, Ada Colau, e cila drejton koalicionin e majtë “Fronti i Gjerë” (Broad Front), të përbërë nga katër parti të vogla, kërkoi masa urgjente përmes taksimit të pronarëve të pasur dhe atyre që përfitojnë në mënyrë abuzive nga qiradhënia.

Duke hedhur poshtë kritikat se ka dështuar në zgjidhjen e krizës së banesave, kryeministri Sánchez vuri në dukje masat e fundit emergjente të qeverisë, të cilat synojnë mbrojtjen e qiramarrësve dhe kufizimin e çmimeve të qirave.

Protestat e shtatorit u nxitën nga rasti i dëbimit të 87-vjeçares Maricarmen Abascal, e cila më pas ndërroi jetë në spital. Ajo nuk kishte mundësi të përballonte trefishimin e qirasë së banesës së saj në Madrid. E moshuara nuk kishte lidhje familjare me liderin e Vox-it, Santiago Abascal.

Megjithatë, është Valencia, qyteti i tretë më i madh i Spanjës, që qëndron në qendër të asaj që shumëkush e cilëson si një krizë të plotë të strehimit.

“Ne duam të jetojmë së bashku, por kur shohim çmimet e banesave, kjo bëhet e pamundur”, thotë 25-vjeçarja Nuria Cifuentes, banore e Valencias.

Ajo dhe partneri i saj, Miguel Martínez, punojnë si gazetarë sportivë, por pavarësisht se të dy kanë të ardhura, vazhdojnë të jetojnë përkatësisht me familjet e tyre. Arsyeja është kostoja e lartë e qirave, të cilën nuk mund ta përballojnë lehtësisht as me pagat e tyre të bashkuara.

Lexo edhe

Një burrë në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë

Një burrë në Rahovec raporton zhdukjen e vajzës së tij, kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë

Zelensky krahason miqësinë e Trump me Putinin, përmend Hitlerin

Zelensky krahason miqësinë e Trump me Putinin, përmend Hitlerin

Inter Club d’Escaldes bëhet skuadra e parë nga Andorra që fiton në fazën e ligës së një gare evropiane

Inter Club d’Escaldes bëhet skuadra e parë nga Andorra që fiton në fazën e ligës së një gare evropiane