Nga videoloja në realitet – shitet shtëpia e Jasonit nga GTA VI

Nga videoloja në realitet – shitet shtëpia e Jasonit nga GTA VI

Nga videoloja në realitet – shitet shtëpia e Jasonit nga GTA VI

Një shtëpi në Florida, e cila ngjan pothuajse identikisht me banesën e Jasonit, njërit prej personazheve kryesore të videolojës së shumëpritur GTA VI, është nxjerrë në shitje për 739 mijë dollarë.

Sponsor 3M Express

Prona ka tërhequr vëmendjen për shkak të ngjashmërisë së madhe me shtëpinë që shfaqet në videolojë, duke u ofruar adhuruesve të saj mundësinë për të jetuar në një ambient që duket sikur është marrë drejtpërdrejt nga bota e GTA VI.

Shtëpia ka dy dhoma gjumi, një interier të rinovuar së fundmi dhe një kuzhinë të pajisur plotësisht. Ajo përfshin gjithashtu një verandë, ndërsa ndodhet shumë pranë oqeanit.

Çmimi i pronës është 739 mijë dollarë, një shumë që duhet paguar nga ata që dëshirojnë ta bëjnë realitet një pjesë të përvojës së lojës.

Ngjashmëria me shtëpinë e Jasonit e ka kthyer pronën në një atraksion për fansat e GTA VI, e cila është ndër videolojërat më të shumëpritura të viteve të fundit. /Telegrafi/


Lexo edhe

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit