Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se pagesat mbi dy mijë euro me para të gatshme janë të ndaluara.

ATK në një postim në Facebook shkruan se çdo pagesë mbi këtë shumë ndërmjet bizneseve dhe individëve duhet të realizohet përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës
“Pagesat mbi 2,000 € me para të gatshme janë të ndaluara. Çdo pagesë mbi këtë shumë ndërmjet bizneseve dhe individëve duhet të realizohet përmes sistemit bankar ose formave të tjera elektronike të pagesës.
Mos e tejkaloni kufirin e lejuar për pagesat me para të gatshme. Respektoni ligjin”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/





