Një burrë nga fshati Ratkoc i Rahovecit ka raportuar në Polici se ka humbur kontaktet me vajzën e tij, e cila kishte ardhur nga Gjermania në Kosovë.

Sipas njoftimit policor, rasti është paraqitur më 23 nëntor 2026, kur ankuesi ka kërkuar ndihmë pasi nuk ka arritur të vihet në kontakt me të.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.
Burimi: Insajderi





