Stuhia e fuqishme godet New Yorkun, afro një milion njerëz mbesin pa energji elektrike

Stuhia e fuqishme godet New Yorkun, afro një milion njerëz mbesin pa energji elektrike

Stuhia e fuqishme godet New Yorkun, afro një milion njerëz mbesin pa energji elektrike

Një stuhi e fuqishme ka përfshirë pjesën lindore të Shteteve të Bashkuara, duke shkaktuar ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, përmbytje dhe kaos në transport.

Sponsor 3M Express

Afro një milion njerëz kanë mbetur pa rrymë, ndërsa New Yorku ishte ndër zonat më të prekura nga moti ekstrem.

Reshjet e dendura të shiut dhe erërat me forcë uragani shkaktuan përmbytje në rrugë, ndërtesa dhe stacione të metrosë në qytet.

Kushtet e vështira atmosferike vështirësuan qarkullimin dhe krijuan probleme në transportin publik, ndërsa disa zona u përballën me ndërprerje të energjisë elektrike.

Stuhia pati pasoja edhe në trafikun ajror. Në aeroporte të ndryshme u regjistruan anulime dhe vonesa të shumta të fluturimeve, duke shkaktuar vështirësi për udhëtarët gjatë një prej periudhave më të ngarkuara të udhëtimeve në SHBA, shkruan reuters.

Moti i keq prishi edhe planet për festimet e Ditës së Falënderimeve në New York. Parada e 100-të e organizuar nga Macy’s, një prej ngjarjeve më të njohura festive në qytet, u shty për herë të parë në historinë e saj për shkak të kushteve të rrezikshme atmosferike.

Ngjarja ishte planifikuar të mbahej të enjten, por organizatorët vendosën ta zhvendosnin për të shtunën, më 28 nëntor, me shpresën se kushtet e motit do të përmirësohen.

Parada e Macy’s është një traditë e rëndësishme e Ditës së Falënderimeve dhe çdo vit tërheq turma të mëdha njerëzish në rrugët e New Yorkut, ndërsa ndiqet edhe nga miliona shikues përmes transmetimeve televizive.

Stuhia ka vënë në vështirësi shërbimet emergjente dhe ekipet e mirëmbajtjes, të cilat po punojnë për të përballuar pasojat e motit të keq dhe për të rikthyer energjinë elektrike në zonat e prekura. /Telegrafi/

Lexo edhe

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Përshkallëzohet konflikti mes Houthitëve dhe Arabisë Saudite, goditen rafineritë e naftës dhe objektivat strategjike

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Vetëm Hafiz Gara paraqitet në gjykatë, shtyhet seanca për rezervat shtetërore

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit

Dështon seanca për “Rezervat shtetërore”, mungojnë tre të akuzuarit