Operacion i madh kundër drogës, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Operacion i madh kundër drogës, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Operacion i madh kundër drogës, arrestohet ish-ministri Astrit Haraqija

Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Heshtja”, i cili u zhvillua më 14 nëntor 2026 në rajonin e Prishtinës.

Sponsor 3M Express

Lajmin për arrestimin e tij e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi avokati i tij, Korab Bokshi, i cili ka bërë të ditur se Haraqija është intervistuar nga Policia e Kosovës.

Sipas avokatit, klienti i tij është marrë në pyetje lidhur me dyshimet për vepra penale që ndërlidhen me kontrabandimin e narkotikëve.

“Astritin e kanë arrestuar mbrëmë. E kanë intervistuar. Për efekt të hetimit nuk do të hyja në detaje, por e kanë ndërlidhur me disa vepra kinse ka të bëjë me kontrabandim të narkotikëve. E kanë pyetur për disa persona, kinse ky si figurë publike i njeh, disa nuk i njeh”, ka deklaruar Bokshi.

Ai ka bërë të ditur gjithashtu se Policia ka bastisur banesën e Haraqisë, por sipas tij, gjatë kontrolleve nuk është gjetur asgjë inkriminuese që lidhet me veprën për të cilën dyshohet.

Avokati ka konfirmuar se ndaj klientit të tij është kërkuar masa e ndalimit prej 48 orësh, ndërsa ka bërë ankesë pranë gjyqtarit lidhur me këtë vendim.

“E kanë bastisur banesën e tij, kanë bërë kontrolle, por nuk kanë gjetur asgjë inkriminuese për këtë vepër penale”, ka deklaruar avokati Bokshi.

Hetimet në kuadër të operacionit “Heshtja” janë duke vazhduar.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”