Mungesa e barnave: QKUK-ja fajin ua lë farmacistëve, katër prej të cilëve u suspenduan sot

Mungesa e barnave: QKUK-ja fajin ua lë farmacistëve, katër prej të cilëve u suspenduan sot

Mungesa e barnave: QKUK-ja fajin ua lë farmacistëve, katër prej të cilëve u suspenduan sot

Gjatë së dielës, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës  ka njoftuar se katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sponsor 3M Express

Në njoftimin e SHSKUK-së thuhej se vendimi për suspendimin e katër punonjësve është marrë nga Komisioni Disiplinor i QKUK-së, pas parregullsive të evidentuara.

Sipas burimeve të gazetares së Klan Kosovës, Arbreshë Uka, të suspenduarit janë katër farmacistë përgjegjës të klinikave.

Në mesin e tyre, është edhe farmacisti përgjegjës në Klinikën e Onkologjisë.

Në këtë mënyrë, QKUK-ja ka vendosur që fajin e mungesës së furnizimit me barna ta lë në dorën e katër farmacistëve, të cilët edhe janë suspenduar nga SHSKUK-ja.

Kohëve të fundit, pacientët vazhdimisht janë ankuar për mungesë të barnave, të cilët edhe janë detyruar që t’i blejnë vetë.

Gjithashtu, janë adresuar kritika të shumta ndaj Ministrisë së Shëndetësisë dhe institucioneve shëndetësore lidhur me mungesën e menaxhimit për furnizim me barna për sistemin publik shëndetësor. /Klankosova.tv

Lexo edhe

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”