Kosova nis përgatitjet për Irlandën, ndeshja në Dublin vendimtare për vendin e dytë

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, ndeshja në Dublin vendimtare për vendin e dytë

Kosova nis përgatitjet për Irlandën, ndeshja në Dublin vendimtare për vendin e dytë

Kombëtarja e Kosovës ka nisur përgatitjet për përballjen e fundit në këtë edicion të UEFA Nations League, ku të martën do të takohet me Irlandën në Dublin.

Pas barazimit pa gola ndaj Izraelit, “Dardanët” janë rikthyer të dielën në stërvitje, duke e kthyer vëmendjen te sfida vendimtare për pozitën e dytë në Grupin B3.

Sponsor 3M Express

Seanca stërvitore është zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku përzgjedhësi Franco Foda ka pasur në dispozicion 13 futbollistë.

Ndërkohë, lojtarët që ishin titullarë në përballjen ndaj Izraelit kanë zhvilluar ushtrime rigjeneruese në palestrën e hotelit, me qëllim rikuperimin fizik para ndeshjes së radhës.

Kosova do t’i vazhdojë përgatitjet në Dublin, ku të martën do të zhvillojë ndeshjen e fundit të fazës së grupeve.

Përballja ndaj Irlandës pritet të jetë vendimtare për renditjen përfundimtare të “Dardanëve”, të cilët synojnë ta mbyllin me rezultat pozitiv këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Këta janë pesë personat e arrestuar bashkë me Astrit Haraqinë në operacionin e madh antidrogë “Heshtja”

Këta janë pesë personat e arrestuar bashkë me Astrit Haraqinë në operacionin e madh antidrogë “Heshtja”

Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

Ronaldinho rikthehet nga pensionimi, synon golin e 300-të në karrierë

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të ndaluarve në aksionin e madh policor

Ish-ministri Astrit Haraqija në mesin e të ndaluarve në aksionin e madh policor