Ekskluzive | Baftije Feka në kërkim për operacionin “Heshtja” – Sinjali zbulon identitetin e të dyshuarës në rastin e kokainës

Baftije Feka është e dyshuara që po kërkohet nga Policia në kuadër të operacionit antidrogë “Heshtja”, gjatë të cilit janë arrestuar disa persona dhe janë sekuestruar rreth 1.6 kilogramë kokainë, automjete luksoze dhe mijëra euro para të gatshme, mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Sipas burimeve të Sinjalit, Feka është identifikuar si person i dyshuar në këtë rast, por prania e saj ende nuk është siguruar nga organet e hetimit.

Operacioni “Heshtja” është zhvilluar më 14 nëntor në rajonin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për trafikim dhe shpërndarje të dyshuar të narkotikëve.

Në kuadër të këtij operacioni, Sinjali ka siguruar edhe identitetet e pesë personave që, sipas burimeve të redaksisë, janë arrestuar.

Bëhet fjalë për Astrit Haraqinë, Jeton Stanovcin, Albana Xhemajli-Ramadanin, Alban Malokun dhe Gëzim Fekën.

Gjatë bastisjeve janë raportuar sekuestrimi i rreth 1.6 kilogramëve kokainë, automjeteve të markave Mercedes-Maybach, Mercedes GLE, Porsche, Audi dhe Volkswagen Tiguan, si dhe rreth 16 mijë euro para të gatshme.

Në mesin e sendeve të sekuestruara janë raportuar edhe ora luksoze, telefona, pajisje elektronike, armë zjarri dhe municion.

Vlera e përgjithshme e pasurisë së sekuestruar është raportuar të jetë rreth 301 mijë euro.

Hetimet po zhvillohen për dyshimet lidhur me trafikimin dhe shpërndarjen e narkotikëve, ndërsa roli konkret i Baftije Fekës në veprimtarinë e dyshuar nuk është bërë i ditur.

Rasti mbetet nën hetime, ndërsa personat e dyshuar gëzojnë prezumimin e pafajësisë.

Personat e arrestuar konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë flet për Sinjalin: Klienti im mohon lidhjen me rastin “Heshtja”, paratë e sekuestruara janë kursimet e fëmijëve

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Avokati i Astrit Haraqisë: Klienti im u ndalua për 48 orë, kemi paraqitur ankesë

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

Ekskluzive | Baftije Feka përfundon në pranga, e dyshuara e gjashtë e arrestuar në kuadër të operacionit “Heshtja”

Ekskluzive | Baftije Feka në kërkim për operacionin “Heshtja” – Sinjali zbulon identitetin e të dyshuarës në rastin e kokainës | Momenti