Tensionet në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5” kanë eskaluar në një përballje të ashpër mes dy reperëve, Nichi dhe Fuego.

Gjithçka nisi pasi Fuego u shpreh se, në kushte normale, do t’i jepte një shuplakë Nichit, për shkak të gjestit që ky i fundit kishte bërë ndaj Arlindës.
Deklarata e reperit nxiti reagimin e menjëhershëm të Nichit, i cili iu afrua duke e sfiduar që ta godiste. “Me ma fut shuplakë, unë qitu t’la…”, dëgjohej duke thënë Nichi, teksa vazhdonte t’i afrohej Fuegos.
– YouTube youtu.be
“Hajde, kupëm shuplakë, pritni deri të ma mëshon shuplakë njëri”, vazhdoi ai, duke e tensionuar edhe më shumë situatën.
Përplasja arriti deri në atë pikë sa banorët e tjerë u detyruan të ndërhynin për t’i ndarë dy reperët dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.
Kjo përplasje erdhi pas kritikave të shumta që Nichi mori nga banorët, për shkak se i kishte ndërhyrë Arlindës teksa ajo ndodhej në tualet për nevoja fiziologjike.
Veprimi i tij shkaktoi reagime të forta brenda shtëpisë, ndërsa një pjesë e banorëve u pozicionuan kundër tij. /Telegrafi/





