Një brigadë inspektorësh zbarkuan gjatë verës në qumtoren VITA.

Kërkuan vaj palme në qumsht. Nuk gjetën.
As dyshimet për qumësht pluhur nuk u vërtetuan.
Nga 2 korriku në kompaninë më të njohur vendore të qumështit, me një çerek shekulli përvojë. janë marrë mbi 650 mostra, mbi 30 inspektime por asnjëherë nuk u njoftuan për rezultatet e analizave laboratorike.
Andaj, pikërisht për këtë qumshtorja kërkon llogaridhënie.
“VITA kërkon transparencë dhe hetim nga Prokuroria!Fillimisht u ngritën dyshime për vaj palme, por ato nuk u vërtetuan!Pastaj për qumësht pluhur, por as këto dyshime nuk u vërtetuan!Më pas për ujë pusi, por as këto dyshime nuk u vërtetuan!Tani, pas gjithë këtyre kontrolleve, paraqitet një mostër prej vetëm një litri qumësht, me pretendimin se një lot i prodhimit ka tejkaluar kufirin e lejuar të aflatoksinës M1.
Në reagimin e tyre, gjiganti vendor i industrisë së qumështit thotë për dy dekada e gjysmë prodhim, nuk ka pasur asnjë rast të vetëm të dëmtimit të shëndetit të konsumatorit.
“Për një çerekshekulli veprimtarie, VITA nuk është përballur me asnjë rast të vetëm të dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve. Përkundrazi, jemi e vetmja fabrikë e përpunimit të qumështit në rajon e pajisur me certifikatat IFS Food, Halal Food Certificate dhe HACCP.”
Duke e cilësuar situatën si trajtim të padrejtë VITA i ka bërë thirrje prokurorisë të hetojë të gjitha procedurat dhe ka kërkuar verifikim të pavarur.
Pavarësisht dyshimeve, kompania thotë se qëndron pas cilësisë së produkteve të saj duke kërkuar drejtësi dhe zbardhjen e plotë të rastit.





