Këngëtarja e njohur, Loredana, ka zbuluar se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë kusht të rëndësishëm e sheh ambientin familjar në të cilin do të rritej fëmija.

Përmes një pyetësori të hapur në Instastory, ajo është pyetur nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë, ndërsa përgjigjja e saj ka qenë pozitive.
Megjithatë, këngëtarja ka bërë të ditur se dëshiron që përvoja e saj e dytë si nënë të jetë ndryshe nga e para. Ajo theksoi se për të është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të mbushur me dashuri, siguri dhe paqe, pranë dy prindërve që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin.
Loredana kujtoi gjithashtu vështirësitë që ka përjetuar në marrëdhënien e saj të mëparshme, duke nënvizuar se nuk do të dëshironte që një fëmijë tjetër të përballej me të njëjtat përvoja.
“Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin këngëtarja përmbylli përgjigjen e saj.
Kujtojmë se Loredana është nënë e një vajze, të cilën e ka nga lidhja e mëparshme me reperin Mozzik.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





