Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën

Qeveria e Kosovës ka mbajtur një mbledhje elektronike, në të cilën njofton se ka miratuar projektligje, nisma e kërkesa.

Sponsor 3M Express

Në mesin e vendimeve janë:

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Evropiane të Investimeve për Projektin e “Përmirësimit të Pajisjeve Mjekësore dhe Infrastrukturës”. Kjo marrëveshje përfshin blerjen e pajisjeve të reja mjekësore, punimet infrastrukturore rehabilituese për instalimin e tyre, ngritjen e Njësisë së Zbatimit të Projektit (NJZP), asistencën teknike dhe trajnimin e ekipeve të inxhinierisë biomjekësore për mirëmbajtjen e këtyre aseteve. Ky projekt është në përputhje të plotë me prioritetet e Qeverisë për reformimin e sektorit të shëndetësisë dhe sigurimin e qasjes shëndetësore cilësore për të gjithë qytetarët.

– Miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Bankës Zhvillimore të Këshillit të Evropës për Projektin “Përmirësimi i Kujdesit Shëndetësor Sekondar dhe Terciar”. Kjo marrëveshje përfshin modernizimin dhe përmirësimin e pajisjeve mjekësore në gjashtë spitalet publike të përfshira në projekt, përshtatjen dhe rinovimin e infrastrukturës spitalore për të mundësuar instalimin dhe funksionimin e pajisjeve mjekësore, përfshirë pajisjet e teknologjisë së lartë, përmirësimin e kapaciteteve diagnostikuese dhe trajtuese të institucioneve publike shëndetësore, rritjen e qasjes së barabartë në shërbimet shëndetësore, veçanërisht për familjet e cenueshme dhe me të ardhura të ulëta që varen nga sistemi publik shëndetësor, mbështetjen e personelit shëndetësor dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë së shërbimeve përmes mirëmbajtjes së pajisjeve dhe zhvillimit të kapaciteteve përkatëse.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes për Grant dhe Zbatim të Projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina”, si dhe KfW Frankfurt am Main, lidhur me projektin “Zhvillimi Urban i Përshtatur me Klimën – Ujërat e Zeza në Prishtinë”.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, KOSTT-it, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Përmirësimi i Rrjetit të Transmetimit”.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, Kompanisë për Menaxhimin e Deponive të Mbeturinave në Kosovë, dhe KfW Frankfurt am Main, për projektin “Menaxhimi i Mbetjeve të Ngurta II-IV (Kontributi i BE-së)”.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Agjencisë Franceze për Zhvillim, për Projektin “Ndërtimi i Impiantit për Trajtimin e Ujërave të Zeza në Prishtinë”.

– Miratuar Nismën për lidhjen e Marrëveshjes së Grantit ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, duke vepruar së bashku si Administrator i Komisionit Evropian, për Projektin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Financave për realizimin e kursimeve dhe ndarjeve buxhetore, sipas tabelave të paraqitura në Aneksin A (Kursimet) dhe Aneksin B (Ndarjet).

– Miratuar kërkesën për ndarjen e mjeteve buxhetore me qëllim të mbulimit të mungesës së mjeteve buxhetore të krijuar si rezultat i alokimit të parakohshëm.

– Miratuar Kërkesën e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Këshillit Prokurorial të Kosovës, dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për transferimin e mjeteve buxhetore deri në 25% të ndarjeve buxhetore të ndikuara negativisht.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Nis ndeshja vendimtare mes Irlandës dhe Kosovës

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Ekstradohen nga Shqipëria dhe Franca dy persona të kërkuar nga Kosova

Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

Qeveria mban mbledhje, miratohen disa marrëveshje e projektligje

Qeveria mban mbledhje, këto janë vendimet që u morën | Momenti