Shpenzimi i parave nga kuleta e shtetit për 4 vjet, la goxha gjurmë në jetën e përditshme.

Kjo, sipas Institutit GAP, ku të martën u prezantuan në raportin për përputhjen e buxhetit të Kosovës me 17 Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm gjatë periudhës 2021–2025.
Për hartuesit e raportit, Kosovës i mungon një mekanizëm i veçantë për matjen e progresit drejt objektivave.
Ndërkaq, zëvendësministri i Mjedisit, Driton Hyseni, vlerësoi se raporti duhet të përfshijë edhe fondet dhe donacionet e partnerëve ndërkombëtarë, të cilat përbëjnë një pjesë të rëndësishme të mbështetjes për realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm.





