Komunat i reagojnë Kurtit: Boll na përçmove

Komunat i reagojnë Kurtit: Boll na përçmove

Komunat i reagojnë Kurtit: Boll na përçmove

Asociacioni i Komunave të Kosovës i ka reaguar kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas deklaratave të tij për komunat, duke e akuzuar për përçmim dhe mungesë bashkëpunimi me pushtetin lokal.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e Bordit të Asociacionit, thuhet se Kurti në vazhdimësi ka përdorur etiketime ndaj komunave, duke përmendur deklaratat e tij të mëparshme për “politikë antishtetërore”, “komuna dembele” dhe paralajmërimet për mosndarjen e buxhetit për kryetarët që, sipas tij, nuk punojnë mirë ose vjedhin.

Asociacioni ka kundërshtuar edhe deklaratat e Kurtit për centralizimin e arsimit, duke ia rikujtuar atij se Granti i Katërt për investime kapitale, përmes të cilit ishte premtuar më shumë autonomi për komunat, ende nuk është realizuar.

Në reagim thuhet se kanë kaluar më shumë se dy vjet nga takimi i fundit i Kurtit me kryetarët e komunave, pavarësisht kërkesave të Asociacionit për një takim të ri.

“Për çdo vendim e për çdo euro publike, kryetarët kanë detyrë me dhanë llogari. Për çdo dyshim për keqpërdorim ka institucione që e trajtojnë. Buxheti u takon qytetarëve dhe duhet të ndahet sipas ligjit, nevojave dhe kritereve të barabarta”, thuhet në reagim.

Në fund, Asociacioni i ka bërë thirrje Kurtit që të caktojë një takim me kryetarët e komunave, t’i dëgjojë kërkesat e tyre dhe t’i përmbushë zotimet për financimin dhe autonominë lokale.

“Kryeministër, boll ma me përçmime. Caktojeni takimin. Uluni me kryetarët, dëgjojini hallet e qytetarëve dhe mbajini zotimet për financimin dhe autonominë lokale”, thuhet në reagim.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

Sonte një tjetër natë spektakli në BBVK5

Sonte një tjetër natë spektakli në BBVK5

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor