Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mbajë mbledhjen e radhës të hënën, duke filluar nga ora 11:00.

Sponsor 3M Express

Fillimisht, anëtarët e Kryesisë do të shqyrtojnë miratimin e procesverbalit të mbledhjes së kaluar, ndërsa më pas do të diskutojnë për propozimin e rendit të ditës për seancën e ardhshme plenare.

Në mesin e pikave të parapara për seancën plenare është edhe miratimi i buxhetit të Komisionit Parlamentar Hetimor për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt dhe trajtimin e dhunës ndaj fëmijëve dhe grave në familje, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, në rend dite të seancës së ardhshme janë deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare.

Lexo edhe

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Kuvendi drejt seancës së re, Kryesia mblidhet më 23 nëntor | Momenti