Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për grabitjen e 7,660 eurove nën kërcënimin e thikës

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për grabitjen e 7,660 eurove nën kërcënimin e thikës

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për grabitjen e 7,660 eurove nën kërcënimin e thikës

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi me inicialet Ç.Zh., i cili dyshohet për kryerjen e veprës penale të grabitjes.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të Prokurorisë, grabitja kishte ndodhur më 10 tetor 2026, rreth orës 15:00, në rrugën “Anton Çeta” në Gjakovë, në një biznes me inicialet “R.M.T”.

I pandehuri dyshohet se, i maskuar dhe nën kërcënimin e thikës, e kishte kanosur punonjësen e biznesit dhe më pas kishte marrë nga një dollap paratë në vlerë prej 7,660 eurosh.

Prokuroria ka bërë të ditur se me këto veprime, i pandehuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Grabitja”, nga neni 317, paragrafi 2, lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokurori i çështjes i ka propozuar gjykatës që, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të provave, të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënojë sipas ligjit./Telegrafi/

Lexo edhe

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Aktakuzë ndaj një personi në Gjakovë për grabitjen e 7,660 eurove nën kërcënimin e thikës | Momenti