Thirret në prokurori Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestave – hetohen 20 kallëzime

Thirret në prokurori Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestave – hetohen 20 kallëzime

Thirret në prokurori Erion Vishkulli, i plagosur në sy gjatë protestave – hetohen 20 kallëzime

Prokuroria e Tiranës nis ftesat për qytetarët që kanë mbetur të dëmtuar gjatë protestave në Tiranë, për të mësuar rrëfimin e tyre se si u plagosën me plumba gome

Sponsor 3M Express

Nga lista e katër shtetasve, tre prej tyre të dëmtuar në bark dhe njëri në sy, i pari që do të pyetet është Erion Vishkulli, i cili u plagos në sy dhe pas ndërhyrjeve në Itali është kthyer në Shqipëri.

Të riut i është dërguar ftesa për t’u pyetur në datën 25 nëntor, ora 11:00. Nga ana tjetër, për shkak se italianët ende nuk kanë sjellë letërporosinë, përmes së cilës do të konfirmohet zyrtarisht nëse 28-vjeçari është plagosur apo jo me plumb gome, akuza po vijon me veprime të tjera.

Një ndër to është kërkesa për të administruar identitetin e oficerëve që kishin të drejtë të përdornin armë me plumba gome, planvendosjet e tyre dhe, po ashtu, planin e masave për protestat.

Në gjykatë numri i të arrestuarve ka shkuar mbi 300 dhe në masat e shpallura nga gjykata është vendosur, për përqindjen më të lartë, masa e detyrimit me paraqitje.

Ndërsa prokuroria ka bashkuar 20 kallëzime të qytetarëve që pretendojnë se u dhunuan dhe ndaj tyre u kryen veprime arbitrare.

Më herët, në daljet publike, ministri i Brendshëm Ervin Demo deklaroi se gjatë ditëve të protestave të dhunshme u dëmtuan 200 punonjës policie dhe 107 protestues, ndërsa u shpreh se në veprimet e dhunshme kundër policisë dhe institucioneve organizatorët e protestës kishin përdorur të mitur.

Për këtë argument, ministri solli shifrën prej 269 shtetasve të shoqëruar që ishin nën moshën 18 vjeç. /Tch/

Lexo edhe

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim