BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

BE-ja propozon periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet e reja anëtare

Ambasadorët e BE-së kanë propozuar haptazi një periudhë 10-vjeçare mbikëqyrjeje për shtetet që i bashkohen Bashkimit Evropian.

Sponsor 3M Express

Shtetet e BE-së po shqyrtojnë mundësinë e zbatimit të këtij vendimi për anëtarët e rinj, duke filluar me Malin e Zi. Kjo do të thotë se gjatë kësaj periudhe, shteteve të reja mund t’u pezullohet e drejta e votës në rastet kur shkelin sundimin e ligjit ose pengojnë vendimmarrjen e përbashkët të Bashkimit Evropian, raporton Euronews.com, transmeton Klankosova.tv.

Komisioni Evropian e mori këtë iniciativë pas zhvillimeve të fundit në Hungari, nën udhëheqjen e Viktor Orbánit, qeveria e të cilit shpërfilli vazhdimisht vlerat themelore të bllokut dhe përdori në mënyrë të përsëritur veton për të penguar vendimmarrjet e përbashkëta.

Fillimisht, Komisioni Evropian kishte propozuar një periudhë 15-vjeçare mbikëqyrjeje, por disa shtete, veçanërisht Italia, nuk u pajtuan me këtë propozim.

Sipas një diplomati të BE-së, ambasadorët treguan më shumë gatishmëri për bashkëpunim sesa zyrtarët që kaluan javë të tëra duke negociuar detajet.

Pritet që zyrtarët të zhvillojnë bisedimet e para lidhur me këtë propozim. Në këto negociata, Podgorica nuk ka të drejtë të marrë pjesë, megjithatë, Mali i Zi po lobon te shtetet që e mbështesin atë.

Lexo edhe

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Neurologia zbulon çfarë duhet të bëjnë gratë për të mbrojtur trurin nga demenca

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Prishtina kujton Dr. Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë: PISA kërkon veprime konkrete në arsim