Dyshohet se mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Dyshohet se mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Dyshohet se mashtronte me vetura të marra me qira, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë

Hetuesit policorë të Stacionit Policor Jugu në Mitrovicë të Jugut kanë arritur të zbardhin tri raste të mashtrimit me automjete si dhe të arrestojnë një person të dyshuar për përfshirje në këto raste.

Sponsor 3M Express

Arrestimi i të dyshuarit është realizuar mbi bazën e provave të siguruara, “sipas të cilave dyshohet se në tri raste të ndryshme  i njëjti kishte marrë vetura me qira në shfrytëzim, ndërsa më pas përmes mashtrimit i kishte paraqitur ato kinse i kishte sjellë nga jashtë vendit me qëllim të shitjes së tyre”, thuhet në njoftim.

Gjatë veprimeve hetimore, “policia ka arritur t’i lokalizojë dhe gjejë veturat në lokacione të ndryshme. Pas përfundimit të procedurave të nevojshme ligjore veturat do t’u kthehen pronarëve legjitimë”, vijon njoftimi.

Me aktvendim të prokurorit kompetent, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, ndërsa ndaj tij janë iniciuar  raste për veprën penale “Mashtrim”.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren