Mospagesa e një gjobe të shqiptuar për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor” i ka kushtuar me 35 ditë burgim një 44-vjeçari në Lipjan. Ai është arrestuar në bazë të një urdhërese gjyqësore dhe është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit, mëson Gazeta Sinjali.

Sipas burimeve të Sinjalit, bëhet fjalë për Rexhep Demollin, rreth 44 vjeç.
Arrestimi është realizuar të dielën, më 22 nëntor, rreth orës 00:35, në Stacionin Policor në Lipjan.
Demolli ishte dënuar me gjobë për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”, por për shkak të mospagesës së saj, dënimi ishte zëvendësuar me 35 ditë burgim.
Pas arrestimit në bazë të urdhëresës gjyqësore, ai është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.
Nga informacionet e siguruara nuk bëhen të ditura rrethanat e veprës penale dhe shuma e gjobës së papaguar.
Shënim: Personat e përmendur në këtë lajm konsiderohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të vërtetohet me vendim të formës së prerë të gjykatës.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali





