Detaje nga vdekja e dyshimtë në fermën “Gurra” në Istog – punëtori gjendet mes gjakut, kishte plagë të thellë në këmbë

Detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen e një punëtori në fermën e kultivimit të peshqve “Gurra” SH.P.K. në Istog. Viktima është gjetur e shtrirë në dyshemenë e objektit, me gjak përreth trupit dhe me një plagë të thellë prerëse në pjesën e sipërme të këmbës së majtë, në regjionin ku kalon arteria femorale, mëson Gazeta Sinjali.

Sponsor 3M Express

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Zymer Blakaj, rreth 63 vjeç, i cili kishte qenë duke punuar në ndërrimin e natës.

Ngjarja është zbuluar mëngjesin e 21 nëntorit, kur kolegu i tij, A.J, rreth 44 vjeç, kishte shkuar në fermë për të marrë ndërrimin e punës.

Me të hyrë në objekt, Januzaj e kishte gjetur Blakajn të shtrirë në dysheme, në rrethana që kanë bërë të nevojshme ndërhyrjen e menjëhershme të Policisë dhe emergjencës mjekësore.

Zyrtarët policorë që mbërritën në vendngjarje kanë vërejtur gjak përreth trupit të viktimës.

Sipas raportit mjekësor, te 63-vjeçari është konstatuar një plagë e thellë prerëse në regjionin e arteries femorale të këmbës së majtë, si dhe një plagë tjetër sipërfaqësore.

Arteria femorale është një nga enët kryesore të gjakut në këmbë. Lëndimi i saj mund të shkaktojë gjakderdhje të rëndë, por në këtë rast ende nuk është konfirmuar nëse arteria është dëmtuar apo nëse gjakderdhja ka qenë shkaku i vdekjes.

Rreth orës 07:10, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e Blakajt.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit policorë, njësitë forenzike rajonale nga Peja dhe Prokurori i Shtetit, të cilët kanë kryer ekzaminimet fillestare.

Pas përfundimit të veprimeve në terren, rreth orës 11:00, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Hetuesit tashmë duhet të sqarojnë se si janë shkaktuar plagët, nëse kanë lidhje me vdekjen dhe çfarë ka ndodhur gjatë ndërrimit të natës, kur viktima ndodhej në objektin e fermës.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes” dhe po trajtohet nga hetuesit rajonalë në Pejë.

Deri më tani, nuk është konfirmuar nëse bëhet fjalë për aksident, lëndim të shkaktuar në rrethana të tjera apo vepër penale.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Nuk e pagoi gjobën për lëndim të lehtë trupor – arrestohet 44-vjeçari në Lipjan, përfundon në burg për 35 ditë

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Parkoi Passatin në parkingun nëntokësor të “Viva Fresh Store” në Podujevë – kur u kthye, vetura ishte zhdukur

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren

Shkoi te shtëpia e kunatit dhe dyshohet se kërcënoi bashkëshorten – 43-vjeçari përfundon në mbajtje në Prizren